Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dënuar me vdekje, është dhe ekzekutimi i parë me helmin e kafshëve
English

Dënuar me vdekje, është dhe ekzekutimi i parë me helmin e kafshëve

SHBA, 17 dhjetor NOA - John David Duty, me moshë 58 vjeçare, është personi i parë që është dënuar me vdekje nëpërmjet një injektimi që deri më tani është përdorur vetëm për të varrë kafshët.

Ky sistemi ri është kontestuar shumë pasi u zgjodh nga shteti i Oklahomas, për shkak të pamundësisë për të gjetur në treg natrium thiopental, një qetësues që së bashku me tre substanca të tjera përbën koktejin vdekjeprurës, që është dhe metoda më e përdorur deri më tani në shumë shtete të tjera amerikane.
Duty, ekzekutimi i të cilit është i fundit për vitin 2010, u dënua me vdekje në 2001 dhe kjo pasi vrau shokun e tij të qelisë Curtis Wise, një djalë i ri vetëm 22 vjeç.

Duty është mbajtur në burgun e Oklahoma State në McAlester që nga viti 1978, ku është dënuar tre herë me burgim të përjetshëm, për përdhunim, vjedhje të armatosur dhe tentative vrasjeje.

r.b/NOA

KOMENTE