English

Ibrahimoviç: Dua të fitoj gjithçka

Milano, 17 dhjetor NOA - Kërkon vetëm të fitojë dhe kjo pa përcaktuar se çfarë. Zlatan Ibrahimovic këmbëngul në mendimin e tij për objektivat e Mialnit.

“Dua të fitoj gjithçka, duhet të jemi konkurrentë në t tre trofetë, përfshirë këtu dhe Kupën e Italisë. Për mua humbja nuk ekziston, duhet të fitoj në të gjitha kompeticionet që marr pjesë, madje dhe në trajnim”, - deklaroi suedezi.

Për sa i përket krahasimit të tij me Van Basten, gjigandi suedez ka pohuar se për të holandezi mbetet një legjendë dhe një krahasim i tillë nuk mund të bëhet.

“Shpresoj të krijoj historinë time tek Mialni”, - përfundoi Ibra.

r.b/NOA

KOMENTE