English

Mariah Carey, shtatëzanë me binjakë

Uashington, 17 dhjetor, NOA-Këngëtarja amerikane Mariah Carey, do të bëhet nënë e dy binjakëve. Ky lajm është bërë i ditur për mediat nga bashkëshorti i saj Nick Cannon.

“Nuk i kam thënë gruas sime që do të bëja publik këtë lajm. Megjithatë, nuk mund ta mbaj për vete këtë gëzim. Unë dhe Mariah presim dy binjakë”, deklaroi Nick.
Lajmi i ardhjes në jetë të dy fëmijëve ishte mbajtur sekret deri tani, ndërsa të vetmit që e dinin këtë ishin presidenti Barack Obama dhe gruaja e tij Michelle Obama.

Çiftin presidencial e kishte njoftuar vetë këngëtarja, gjatë një koncerti në Uashington, në të cilin këta të fundit kishin qenë të pranishëm.

Ky lajm vjen pas publikimit të disa ditëve më parë të fotove të këngëtares, ku ajo paraqitej me disa kile më tepër.

a.y/NOA
KOMENTE