Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Do të bashkëpunojmë me PD në KiE për raportin, Dik Marti, një sharlatan
English

Rama: Do të bashkëpunojmë me PD në KiE për raportin, Dik Marti, një sharlatan

Tiranë, 17 dhjetor, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama e ka cilësua si një shpifje dhe fyerje ndaj shqiptarëve raportin e Dick Marty për luftën e Kosovës. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Rama ka theksuar se përfaqësuesit e PS-së do të janë bashkë me ata të PD-së për të rrëzuar raportin e Martit në Këshillin e Europës.

“Ne do të unfikojmë plotësisht qëndrimin me përfaqësuesit e PD-së në këshillin e Europës, kur të diskutohet në asamble ky raport i mbushur me shpifje dhe me baltë dhe do të bëjmë detyrën ndaj së vërtetës për të kthyer mbrapsht atë shpifje”, tha Rama.

Ai u shpreh se për PS-në hartuesi i raportit është një sharlatan që hedh baltë mbi të vërtetat.

“Në pikëpamjen tonë hartuesi i këtij raporti është thjesht një sharlant që i shtohet zogorisë së sharlatanëve që në histori kanë bërë keq e shumë më keq për të goditur shqiptarët në çështjen e tyre”, tha sot Rama gjatë bashkëbisedimit me gazetarët.

a.k/NOA

{youtube}DF15jlrZ05s{/youtube}

KOMENTE