Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi uron bektashinjtë për Festën e Hashures
English

Topi uron bektashinjtë për Festën e Hashures

Tiranë, 17 dhjetor, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka uruar sot gjithë besimtarët bektashinj për Festën e Hashures. Kreu i shtetit, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Aleksandër Flloko dhe Drejtorin e Kabinetit, Dashamir Xhaxhiu vizitoi sot Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve.

Ai u takua në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore, me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhi si dhe me dhe krerët e tjerë bektashinj.

Kreu i shtetit u shprehu atyre urimet më të mira e të përzemërta për të gjithë besimtarët bektashinj shqiptarë kudo ata ndodhen me rastin e Festës së Hashures.

a.k.NOA

KOMENTE