Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta në Beograd: Të gjithë drejt Brukselit
English

Meta në Beograd: Të gjithë drejt Brukselit

(UPDATE) Beograd, 18 dhjetor, NOA- “Të gjithë kombet tona dhe qytetarët tanë, të ndarë në shumë shtete, duhet të bëjnë një zgjedhje: Të bashkohen së bashku në Bruksel”, ky ka qenë mesazhi i kreut të LSI-së Ilir Meta në kongresin e PDS në Beograd.

Zv. Kryeministri z. Meta ishte në mesin e pesë krerëve të delegacioneve të partive të huaj, anëtarë të Internacionales Socialiste.

Kreu i LSI-së iu drejtua kongresit të kësaj partie me një fjalë të posaçme për të uruar zhvillimet e tij si dhe për të theksuar të ardhmen europiane te dy popujve tanë.

Në fjalimin e mbajtur të sot në kongres, Zv. Kryeministri Meta tha se, kjo parti përfaqëson platformën për të cilën një njeri i madh si lideri i ndjerë Xhinxhiç dha një kontribut të jashtëzakonshëm, dhe mbi të cilën u adoptua një vizion i ri për të ardhmen e Serbisë dhe popullit të saj, vizionin e vlerave Europiane.

“Ne po bashkëpunojmë për të mundur të “këqijat” e rajonit tonë, për të luftuar kundër krimit të organizuar dhe për të mos lejuar grupet kriminale që krijojnë një bashkëpunim më të mirë sesa ne”, vijoi më tej ai.

Meta i cilësoi si vepra madhore, rrugën nga Nishi në Prishtinë, nga Prishtina në Kukës, dhe me tej në Portin e Durrësit, e cila do të përgjysmojë distancën nga Serbia në Adriatik, duke i cilësuar si arterie që do të lidhin dy kombet.

Burime brenda LSI-së, konfirmojnë për agjencinë e lajmeve NOA se më tej Meta ka thënë, “Ne duhet të luftojmë që e “mira” të mbizotërojë ndaj së “keqes”. Kjo është tendenca e realiteteve të reja. Të gjithë kombet tona dhe qytetarët tanë, të ndarë në shumë shtete, duhet të bëjnë një zgjedhje: të bashkohen së bashku në Bruksel. Le të vazhdojmë të punojmë për këtë objektiv madhor.”

Të premten, Zv. Kryeminitri dhe ministri i METE-s u prit në një takim nga Presidenti i Republikës të Serbisë, Boris Tadiç. Në këtë takim biseda ishte e fokusuar gjerësisht në zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kreu i LSI-së shoqërohej në këtë takim nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama si dhe zëvendësministri i Ekonomisë Sokol Dervishaj.

a.y/NOA
KOMENTE