Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prangosen atë e bir, kanosën dhe plagosën në mes të Tiranës një 28-vjeçar
English

Prangosen atë e bir, kanosën dhe plagosën në mes të Tiranës një 28-vjeçar

Tiranë, 18 dhjetor, NOA – Uniformat blu të Komisariatit të Policisë Nr.3 në kryeqytet kanë arrestuar në flagrancë mbrëmë dy shtetas nga Valiasi, të cilët kishin kanosur me armë një person të tretë në mes të Tiranës. Dy personat e vënë në pranga janë atë e bir, 59 vjeçari Bektash Sefedin Satka dhe i biri i tij Sefedin Bektash Satka, 30 vjeç, që të dy banues në Valias.

Policia bën me dije se arrestimi i dy personave erdhi për shkak se dje në rrugën “4 Shkurti”, afër lokalit “Tajvani”, Bektash dhe Sefedin Satka dyshohet se kanë kanosur me pistoletë duke plagosur lehtë shtetasin Safet Përparim Çili, 28 vjeç, banues në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale shërbimet e komisariatit nr. 3 sekuestruan një armë pistoletë mod.54, dhe një krehër me 7 fishekë, të cilën e mbante pa leje shtetasi Bektash Satka.

Autorët e ngjarjes, atë e bir janë në procedim penal për veprat penale të kanosjes dhe të prodhimit e armëmbajtjes pa leje.

mit/NOA
KOMENTE