English

Solis: Roli i PBDNJ-së, po zbehet

Tiranë, 18 dhjetor, NOA – Eshtë e vërtetë se PBDNJ ka patur në program interesant mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por në të njëjtën kohë është fakt se zëri i kësaj force politike ka filluar të zbehet, duke filluar nga Kryesia e saj.

Një fakt të tillë e ka pohuar Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut-së, Leonard Solis në konferencën e IX të kësaj force politike për Tiranën.

Gjatë fjalës së tij, Solis kërkoi një bashkëpunim për një mirëfunksionim të kësaj partie, duke vijuar me zbulimin e problemeve, se ku ato qëndrojnë me të vërtetë, duke propozuar strategjitë dhe alternativat më të mirë të mundshme.

“Një parti duhet të jetë e përkushtuar që nëpërmjet një grupi të përfaqësojë interesat e një grupi, ndonëse dhe sasia ndikon shumë”, vijoi më tej Solis.

Duke përfunduar se “kjo parti di të qeverisë, megjithëse dhamë një shembull të keq në bashkëqeverisjen e një ministrie dhe kaluam vetëm në mbrojtjen e minoriteteve”.

n.e/NOA

KOMENTE