Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta në Serbi: Raporti i Dick Marty bazohet vetëm në fiksime
English

Meta në Serbi: Raporti i Dick Marty bazohet vetëm në fiksime

Beograd, 19 dhjetor, NOA - “Qëndrimi im ka qenë shumë shumë i qartë që ky raport është plot paragjykime është një raport i bazuar mbi fiksime pasi është mese evidente se akuza të tilla janë bërë dhe në të kaluarën madje janë bërë dhe investigime dhe kanë rezultuar tërësisht pa fakte ndaj besoj se mesazhi kryesor edhe i kësaj vizite është përqendrimi drejt një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Europian dhe për trajtimin e të gjitha çështjeve problematike në frymë evropiane”. Kështu e ka cilësuar zëvendëskryeministri Ilir Meta raportin e eurodeputetit zviceran Dick Marty, i cili akuzon udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndër të cilët edhe kryeministrin Hashim Thaçi, të cilët akuzohen si bosë të mafias dhe trafikantë armësh dhe organesh të të burgosurve serbë pas përfundimit të konfliktit në Kosovë në vitin 1999.

Gjatë një interviste të dhënë në Beograd, zëvendëskryeministri Ilir Meta flet edhe për vizitën e tij në Serbi, ku ai edhe si ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, gjatë qëndrimit në Beograd në kuadër të pjesëmarrjes në Kongresin e XIV të Partisë Demokratike të Presidentit Boris Tadiç, u prit në takime të veçanta nga Kryeministri i Serbisë Cvetkoviç, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Integrimit Evropian Xheliç dhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç.

Gjatë këtyre takimeve u diskutua për çështje të bashkëpunimit dypalësh, koordinimin në kuadër rajonal në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit ndërkombëtar, si dhe theks i veçantë u evidentua rruga dhe përpjekjet e dy vendeve në drejtim të integrimit evropian.

Gjithashtu në këto takime, zoti Meta vërejti se theks të rëndësishëm gjatë bisedave më autoritetet serbe, pati edhe për faktin se mes dy vendeve është hequr në mënyrë reciproke regjimi i vizave, çka do të ndikojë pozitivisht në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe njerëzore.

Meta nënvizoi se këtij qëllimi i shërbejnë dhe projekte konkrete ekonomike dhe infrastrukturore, si rruga që lidhin Nishin me Portin e Durrësit.

Në lidhje me qëndrimin mbi Kosovën, palët ndanë mendime të ndryshme, por njëkohësisht ranë dakord që e ardhmja e të gjithë rajonit është integrimi në Bashkimin Evropian.

Zoti Meta, cili është qëllimi i kësaj vizite dhe si ishin bisedat me zyrtarët e lartë serbë?

Unë jam në Beograd me ftesë të Presidentit Tadiç i cili është njëkohësisht dhe Kryetari i Partisë Demokratike për të marrë pjesë në kongresin e kësaj partie por natyrisht dhe për t’u takuar me përfaqësues të tjerë të kësaj force politike por edhe të qeverise dhe të shtetit. Gjatë këtyre dy ditëve jam takuar me Presidentin Tadiç, jam takuar me Kryeministrin Cvetkoviç me Zv. Kryeministrat Djeliç dhe Datiç dhe kemi zhvilluar takime pikërisht në frymën e bashkëpunimit gjithnjë e më të gjerë midis Shqipërisë dhe Serbisë dhe për të forcuar akoma më tej sidomos bashkëpunimin në kuadrin e integrimit Europian.

Në dallim nga vizita juaj në muajin Mars si duket Serbia dhe qëndrimet politike karshi shqiptarëve të Shqipërisë ?

Besoj se zhvillime pozitive kanë ndodhur që nga vizita e fundit, pra që nga muaji Mars. Shqipëria hoqi vizat për qytetarët e Serbisë pak jave më parë edhe Serbia hoqi vizat për qytetarët e Shqipërisë. Njëkohësisht gjatë kësaj kohe është krijuar Këshilli për pakicat e shqiptarëve në Serbi. Vizita të ndryshme janë shkëmbyer të ministrave të ndryshëm nga Serbia në Shqipëri apo nga Shqipëria në Serbi. Shpresojmë që shumë shpejt edhe 11 marrëveshje që janë në proces të nënshkruhen dhe bashkëpunimi të jetë gjithnjë e me i hapur.

Cila mund të jetë një pikë e kontaktit ose e bashkëpunimit në të ardhmen, ka shumë në aspektin ekonomik, politik, ndërmjetësimit në Kosovën apo si i shihni marrëdhëniet?

Bashkëpunimi duhet të jetë i gjithanshëm jo vetëm në nivel politik por edhe ekonomik dhe tregtar jo vetëm në fushën e ekonomisë dhe tregtisë por edhe në të arsimit , të kulturës të sportit ,etj. Pra mundësitë janë të gjithanshme dhe kësaj do t’i shërbejë besoj dhe përmbyllja finalizimi i këtyre 11 marrëveshjeve që janë në proces që do të mund të realizojnë një kuadër të plotë legal të marrëdhënieve të të dyja vendeve.

Ndërsa përsa i takon çështjes së qëndrimit për të ardhmen e Kosovës, qëndrimi i Shqipërisë është i paekuivok, Kosova si një shtet i ri dhe i pavarur i njohur në mënyrë jashtëzakonisht të konsiderueshme pothuajse nga shumica dërrmuese e vendeve të Bashkimit Europian dhe të NATO-s natyrisht që duhet të eci përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe në këtë drejtim ne shpresojmë që edhe dialogu midis Serbisë dhe Kosovës të zhvillohet në këtë frymë në mënyrë që edhe Serbia edhe Kosova të kenë vendin e tyre në Bashkimin Europian.

Zoti Meta, kohët e fundit është folur shumë mbi raportin e Dik Marti, në lidhje me të kaluarën e Kosovës dhe me rastin e viti 1999, u përmend në këto takime që ju zhvilluat me krerët e lartë të shtetit serb dhe si u diskutua për të?

Po në këto takime është përmendur ky raport por do të theksoja në mënyrë konstruktive. Qëndrimi im ka qenë shumë shumë i qartë që ky raport është plot paragjykime është një raport i bazuar mbi fiksime pasi është mese evidente se akuza të tilla janë bërë dhe në të kaluarën madje janë bërë dhe investigime dhe kanë rezultuar tërësisht pa fakte ndaj besoj se masazhi kryesor dhe i kësaj vizite është përqendrimi drejt një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Europian dhe për trajtimin e të gjitha çështjeve problematike në frymë evropiane.

mit/NOA
KOMENTE