English

Përmirësohet situata në veri të vendit, zhbllokohen akset rrugore

E diel, 19 dhjetor, NOA- Pas disa javësh të shoqëruar me probleme si pasojë e kushteve klimatike, më në fund veriu zhbllokohet.

Të bllokuar nga dëbora e cila shoqëroi ditët e fundit vendin tonë, ditën e sotme situata duket më e favorshme.

Aksi rrugor Kukës-Peshkopi, tashmë nuk paraqet më problem.

Ndërkaq edhe rrethi i Bajram Currit nuk paraqet më problem, pasi situata është kthyer nën kontroll.

Megjithatë, një pjesë e akseve rrugore në një pjesë të këtyre rretheve është e këshillueshme që makinat të lëvizin me zinxhirr.

a.y/NOA
KOMENTE