English

Senati amerikan vendos, homoseksualët të mirëpritur në ushtri

Uashington, 19 dhjetor, NOA- Me 65 vota pro dhe 31 vota kundër, ka hyrë në fuqi ligji i miratuar nga senati amerikan që lejon homoseksualët të shërbenin në ushtrinë amerikane.

Ky vendim erdhi pas shfuqizimit të politikës amerikane e njohur si “Mos pyet, mos trego.

Me mijëra kanë qenë ushtarët që cilët janë larguar nga ushtria në bazë të këtij ligji, menjëherë sapo ai hyri në fuqi në fillim të viteve ’90.

Ndërsa Presidenti Barack Obama tha për mediat se, po pret që ligji ti paraqitet, për ta nënshkruar atë në mënyrë që të hyjë menjëherë në fuqi.

a.y/NOA
KOMENTE