Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasje për hakmarrje, flet i dyshuari: Policia më detyroi të firmos autorësinë
English

Vrasje për hakmarrje, flet i dyshuari: Policia më detyroi të firmos autorësinë

Tiranë, 19 Dhjetor 2010 NOA – “Policia më ka detyruar që të firmos procesverbalin, në të cilën deklarohet se isha unë, autori i vrasjes së Mirash Prekës”. Kështu ka deklaruar sot përpara gjykatëses Anila Kristani, i pandehuri Afred Gjergji, i akuzuar për vrasjen e ndodhur më 21 nëntor të këtij viti, pranë shinave të Trenit në kryeqytet.

I pandehuri Gjergji ka mohuar të jetë autori i krimit, ndërsa mbrojtësi i ka kërkuar lirimin e klientit.

Prokurori shpjegoi paraditen e sotme se ndaj 32-vjeçarit ka prova të mjaftueshme, që ai në bashkëpunim me të vëllanë Arben Gjergjin kanë ekzekutuar viktimën 44-vjeç. Për këtë akuza kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, masë e vendosur edhe nga gjykata.

Ngjarja për të cilën akuzohet Gjergji ka ndodhur me 21 nëntor, rreth orës 09:00, në rrugën “Jordan Misja.

Sipas hetimeve viktima ka mbaruar disa punë me automjetin e tij. Sapo ai ka zbritur, një plumb pas koke i ka marrë jetën.

Pas hetimeve policia deklaroi se kishte zbuluar që autorët e kësaj ngjarjeje dyshohet të jenë vëllezërit Gjergji.

Sipas hetimeve ngjarja ka ndodhur për gjakmarrje. Viktima dyshohet se kishte vrarë të Ylli Gjergjin në Greqi, ky i fundit, vëllai i të dyshuarve si autorë.

e.r/NOA

Lexoni deklarimet e policisë

KOMENTE