Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Modernizimi i policisë, kyç për rritjen e efiçencës kundër krimit
English

Basha: Modernizimi i policisë, kyç për rritjen e efiçencës kundër krimit

Tiranë, 20 dhjetor, NOA – Gjatë përurimit të sallës operative të policisë kriminale pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm Lulzim Basha deklaroi vendosmërinë e qeverisë dhe dikasterit që ai drejton për vazhdimin e modernizimit dhe konsolidimit të Policisë së Shtetit, një faktor kyç në vendimmarrjen e heqjes së vizave. “E kemi thënë dhe po e përsëris edhe sot, disa ditë pasi heqja e vizave është realitet i prekshëm për çdo shqiptar se ne nuk e nisëm këtë proces si një fushatë me fillim dhe fund, por të bindur se duke ecur përpara me modernizimin e policisë shqiptare, me rritjen e efiçencës së saj në luftën kundër krimit, i bëjmë shërbimin më të mirë qytetarëve shqiptarë dhe të ardhmes europiane të vendit tonë”, deklaroi ministri i Brendshëm.

Së bashku me drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, përfaqësuesit e misioneve policore që asistojnë Policinë e Shtetit dhe oficerët e kontaktit të vendeve të BE-së dhe të SHBA-ve, Ministri Basha asistoi gjatë improvizimit të realizimit të një operacioni nga kjo sallë operative.

Funksionimi i platformave të reja operacionale do t’i vijë në ndihmë policisë së rendit dhe policisë kriminale në kryerjen e detyrave të tyre si dhe do të përmirësojë procesin e parandalimit dhe të goditjes, por edhe të evidentimit të aktivitetit kriminal duke çuar në një shkallë edhe më të lartë të ndjekjes penale dhe të dënimit të kontigjentit kriminal. Gjatë prononcimit për mediat ministri Basha u shpreh se “Nuk mund ta fsheh mbresëlënien për demonstrimin që sapo kemi vëzhguar në prani të drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit, të policisë kriminale dhe oficerëve të kontaktit të vendeve të BE-së dhe SHBA-ve për shkallën e lartë të profesionalitetit me të cilën agjentët ekzekutuan një operacion në terren dhe mahnitjen e tyre dhe timen njëkohësisht për mundësitë që teknologjia moderne e komunikimit dhe informacionit na ofroi për të ndjekur këtë operacion si dhe zinxhirin e komandës dhe të kontrollit të këtij operacioni live sikur po shikonim një film në ekranet e dhomës operative, e cila integron të gjitha sistemet disponibël të Policisë së Shtetit, qoftë atë të kontrollit të kufirit, inteligjencës kriminale, vëzhgimit audioviziv dhe sisteme të tjera, platforma të tjera duke bërë të mundur që ndërsa ndjekja dhe finalizimi i aksionit përparojnë, të dhënat që ndihmojnë në çdo hap të këtij aksioni të transmetohen drejtpërdrejt nga vendi i aksionit tek dhoma e komandës dhe kontrollit dhe anasjelltas”, tha Basha.

Ai theksoi në vijim se edhe pse në dukje abstrakte, për shkak të natyrës sekrete të këtyre operacioneve media nuk mund të ketë akses në këtë dhomë operative.

“Më besoni kur ju them se investimi i qeverisë shqiptare në këtë dhomë operative është dhe duhet të jetë një nga investimet që justifikojnë më së miri fondet e taksapaguesve shqiptarë dhe se shkalla e profesionalitetit me të cilën ky investim po trajtohet nga Policia e Shtetit duhet të bëjë krenar çdo taksapagues dhe çdo qytetar shqiptar”, vlerësoi Basha. Ai garantoi se qeveria ka planifikuar investime të mëdha edhe për vitin e ardhshëm buxhetor edhe për vitet e tjera, të cilat sipas ministrit Basha praktikën e suksesshme të shengenizimit të policisë kufitare shqiptare do ta transferojnë në praktikën e modernizimit total të hallkave të tjera të Policisë së Shtetit me theks të veçantë të policisë kriminale dhe asaj të rendit, për t’i shërbyer luftës kundër krimit të organizuar, kundër krimit ordiner dhe sigurimit të rendit dhe sigurisë për gjithë shoqërinë shqiptare.

Ministri Basha siguroi se “investimet tona janë të mëdha, produkti i tyre janë platforma nga më modernet që përdoren sot në Europë dhe të njëjtën gjë do të bëjmë edhe përsa i përket projektit pilot për Tiranën dhe që do të shtrihet në të gjitha qytetet e vendit por edhe në akset kryesore rrugore”, tha basha për kamerat e vendosura në rrugët e kryeqytetit dhe që përmes fokusit të zmadhuar bëjnë të vëzhgueshme rrugët e kryeqytetit si dhe ngjarjet që mund të cënojnë jetën e qytetarëve, duke i shërbyer kështu edhe policisë në ndjekjen e kriminelëve apo kundravajtjeve ligjore.

mit/NOA
KOMENTE