Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kancelarja Merkel uron Berishën për heqjen e vizave
English

Kancelarja Merkel uron Berishën për heqjen e vizave

Tiranë, 20 dhjetor, NOA - Kancelarja gjermane Angela Merkel uron kryeministrin Berisha me rastin e heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë. Në letrën e urimit Merkel, e cila e cilëson heqjen e vizave për Shqipërinë, një moment historik për popullin shqiptar.

“Heqja e kërkesës për viza për udhëtime në zonën Shengen është me të vërtetë moment historik për popullin shqiptar. Ky vendim jo vetëm që do të lehtësojë marrëdhëniet ekonomike, por gjithashtu edhe kontaktet nderpersonale midis qytetareve të Evropës”, thuhet në letrën e kancelares gjermane.

Më tej kancelarja gjermane shprehet e kënaqur që Shqipëria po punon për parandalimin e abuzimeve të mundshme me vizat.

“Shqipëria tashme ka arritur këtë objektiv të rëndësishëm për qytetarët e saj. Unë jam e kënaqur për sigurimet tuaja se qeveria shqiptare po punon për parandalimin dhe mënjanimin e abuzimeve te mundshme me liberalizimin e vizave. Kjo është ne interesin e te gjithë neve. Sinqerisht juaja, Angela Merkel”, thuhet në letrën e kancelares gjermane.

a.k/NOA

KOMENTE