English

KMDLNJ: Kundër rritjes ë çmimit të bukës

Prishtinë, 20 dhjetor, NOA – Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, ka dalë kundër rritjes së çmimeve të shumë artikujve ushqimorë.

“Këto lëvizje çmimesh janë shumë evidente me gjithë se në tregjet botërore nuk ka patur lëvizje të tilla. Sidomos, kjo është e qartë kur kemi të bëjmë me ngritjen e çmimit të bukës dhe me derivatet. Këto ngritje të çmimeve janë paralajmëruar shumë gjatë që në një farë mënyre të mos ketë reagime nga popullata e Kosovës”, thuhet në deklaratën e KMLDNJ-së.

Duke shtuar se kjo organizatë shpreh shqetësimin për këtë dukuri e cila direkt ka atakuar popullatën e Kosovës e sidomos shtresën e cila jeton në varfëri të skajshme dhe atë në prag të sajë.

Kjo e rrezikon standardin e më shumë se 75% të popullatës.

Në fund, KMDLNJ pohon se fton shërbimin e inspektoratit përkatës që kanë përgjegjësinë për të mbrojtur konsumatorin në Kosovë që të ndërmerr masa ligjore ndaj atyre që përmes mashtrimeve dëmtojnë konsumatorin.

KMDLNJ dyshon në monopole të paligjshme në furnizimin me lëndë djegëse dhe për marrëveshje jashtë ligjore për rritje çmimesh.

Sipas analizave tona, me fillimin e sezonit së dimrit është rritur çmimi i butan që në Kosovë ka filluar të përdoret më të madhe si lëndë për ngrohje.

n.e/NOA

KOMENTE