Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryebashkiaku Rama: Xhamia e re në Tiranë, shëmbëlltyrë e shekullit të ri
English

Kryebashkiaku Rama: Xhamia e re në Tiranë, shëmbëlltyrë e shekullit të ri

Tiranë, 20 dhjetor, NOA Update – Ndërkohë që gjatë një takimi me kryeministrin Sali Berisha, në njoftimin përkatës të faqes së qeverisë shprehej indinjata e përfaqësuesve të Komunitetit Musliman të Shqipërisë për ngritjen e vonuar të xhamisë së re në kryeqytet, kryetari i Bashkisë së Tiranës mblodhi sot për një konsultë publike bashkë me Komunitetin Musliman edhe grupet e interesit për ndërtimin e Xhamisë së re, një godinë kulti që do t’u shërbejë mbi 2500 besimtarëve në një qytet me histori unike në botë sa i përket bashkëjetesës fetare mes religjioneve të ndryshme. Xhamia e re në Tiranë, sikundër tha kryebashkiaku Rama në fjalën e tij do jetë një hapësire shpirtërore për besimtarët, një vend për kultivimin dhe shpërndarjen e dijes, një vend i përbashkët jo vetëm i kultit, por dhe i ambicjes së Tiranës për t’u përfaqësuar si një qytet me një histori unike bashkëjetese, dialogu dhe mirëkuptimi mes besimeve të ndryshme.

Vetë Kryebashkiaku Rama bëri një paraqitje të përmbledhur të konceptimit dhe realizimit të ndërtimit të kësaj Xhamie, një projekt-ide, e cila konsiderohet si një proces bashkëpunimi e dialogu, që do të çojë në realizimin e shpejtë të një programi sa më të plotë, për t’ua vënë në dispozicion arkitektëve që do shprehin interes në Konkursin Ndërkombëtar për Xhaminë e re, e cila nuk do t’i ndahet arkitekturës së Tiranës.

Rama e cilësoi një projekt të denjë për komunitetin ndërtimin e xhamisë së re, e cila të jetë një tjetër shëmbëlltyrë e një shekulli të ri për Tiranën, që ruan të gjithë tiparet e një godine të kultit islam, por njëkohësisht do t’i përshtatet edhe ambicies së një kryeqyteti në dialog e mirëkuptim.

“Është e udhës të nënvizohet, qysh në krye të herës se Tiranës i duhet një Xhami e re, jo thjesht për Komunitetin Musliman, jo thjesht për të përmbushur nevojat e besimtarëve, që sot e gjithë ditën përballohen nga një rrjet modest xhamish dhe nga Xhamia simbolike e Et’hem Beut, por që me rritjen e natyrshme të komunitetit, janë të pamundura për të përballuar të gjithë nevojat, ndërkohë që nga ana tjetër kryeqytetit tonë, përtej shtrirjes së Komunitetit Musliman, i duhet një Xhami e re për të plotësuar një kënd të munguar të trekëndëshit që e bën Tiranën një vend unik, të trekëndëshit të bashkëjetesës mes tre besimesh, një hapësirë e re që sot e gjithë ditën i mungon”, theksoi kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Ai tha Tiranës i duhet një hapësirë e re si shprehje e një pasurie të paçmuar, për të cilën të gjithë pavarësisht besimeve, përfshirë edhe ata që nuk besojnë në Zot, të jenë të vetëdijshëm dhe krenarë.

Krebashkiaku Rama tha se “ pikë kryesore referimi mbetet Xhamia e Et’hem Beut, e cila pa dyshim mbetet një perlë e trashëgimisë fetare dhe kulturore të Tiranës, por për vetë madhësinë e saj, pozicionin dhe kushtet që ofron, është e pamundur të përfytyrohet se mund të jetë godina ku mund të kryhen të gjithë shërbimet e nevojshme”.

Ai tha se xhamia e re do të ndërtohet në një sipërfaqe totale ndërtimi prej 17 135 metrash katrorë, brenda një trualli prej 2930 metrash katrorë dhe arrin t’u shërbejë mbi 2500 besimtarëve, shifër kjo që i përputhet kërkesës së bërë nga Komuniteti Musliman.

Rama bëri me dije se pasi grupi ka parë se si ndërtohen xhamitë e reja në vendet e Perëndimit dhe Lindjes ka mundur të analizojë se si duhet të ndërtohet xhamia e re për të qenë sa më funksionale dhe e arrirë.

“Janë 9 nivele, 4 nëntokësorë dhe 5 mbitokësorë, të cilat janë të parapara në gjithë këtë hapësirë dhe praktikisht, ne për të plotësuar edhe programin e Xhamisë së re, në funksion të Konkursit Ndërkombëtar që duam të çelim për të zgjedhur idenë më të mirë”, sqaroi kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Ai theksoi se programi nis që nga holli qendror i faljes, i cili është elementi kryesor dhe më parashikon edhe të gjithë elementët e tjerë, deri tek uji si një element i domosdoshëm, tek elementët komplementarë dhe deri tek biblioteka, salla shumëfunksionale, salla e mbledhjeve, mjediset e shërbimit, parkimi i domosdoshëm nëntokësor e kështu me radhë.

“Kjo Xhami, tha Rama, do të ndërtohet në shekullin e 21-të dhe duhet të mbartë në pamjen e saj, të gjithë ato tipare që janë tiparet e një kohe të re, ku sigurisht rrënjët e besimit përcillen duke u shtrirë e duke u forcuar e ndërkohë përfytyrimet e njeriut shkojnë duke u zgjeruar e thelluar”.

Rama shprehu bindjen se më në fund ambicia për një xhami të re në qendër të Tiranës, do të pasojë me ndërtimin e një Xhamie të bukur, që Shqipëria do ta ketë për një kohë të gjatë një pikë referimi.

mit/NOA
KOMENTE