English

Lë shtatzënë vajzën 12 vjeçare, arrestohet i dyshuari

Itali, 21 dhjetor NOA - Policia ka arrestuar një 36-vjeçar i cili akuzohet për përdhunimin dhe shtatzëninë e vajzës së tij vetëm 12-vjeç.

Hetimet e skuadrës policore kanë qartësuar se personi në fjalë, drejt të cilit ishte lëshuar një mandat arresti që qershorin e kaluar, abuzonte seksualisht me vajzën e tij që kur ajo ishte ende 10-vjeçe.

Ajo çka e futi në kurth përbindëshin ishte prova e ADN-së, që u krye tek i porsalinduri që u soll në jetë nga ana e vajzës.
Kështu nënshtrimi ndaj këtyre analizave bëri të mundur që të vërtetohej atësia e të porsalindurit.

Për momentin foshnja është marrë nën kujdesin e shërbimeve shoqërore në prag të fillimit të procesit gjyqësor.

r.b/NOA

KOMENTE