Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Llukashenko zgjidhet sërish president në Bjellorusi, dhunohet opozita
English

Llukashenko zgjidhet sërish president në Bjellorusi, dhunohet opozita

Minsk, 20 dhjetor, NOA – Bjellorusia është përfshirë nga protesta të shumta menjëherë sapo është mësuar rezultati i zgjedhjeve presidenciale, ku Aleksandër Llukashenko i cili ka qeverisur këtë ish-republikë sovjetike që nga viti 1994, është shpallur sërish si kreu i saj.

Sipas dëshmitarëve, forcat e sigurimit të shtetit në Bjellorusi kanë thyer marshimin e organizuar nga opozita në kryeqytetin Minsk, ndërsa një numër i udhëheqësve të opozitës, duke përfshirë Vladimir Neklyayev, u rrahën nga policia.

Protesta ishte planifikuar që të bëhej kundër presidentit Aleksandër Llukashenko, dhe rizgjedhjes së tij si president, por këto protesta nuk mund të realizoheshin pasi u ndaluan.

Gjatë fushatës zgjedhore, dhjetëra aktiviste kanë thërritur parulla në rrugët e kryeqytetit si dhe kanë kënduar këngë proteste anti-qeveritare, kjo si diçka e pazakontë për Bjellorusinë.

Gjashtë vjet më parë, Llukashenko ndryshoi Kushtetutën duke bërë të mundur kandidimin në këtë post për një numër të pacaktuar.

Komisioni Qendror Zgjedhor, paraqiti rezultatet zyrtare, duke thënë se autoritari Aleksandër Lukashenko, që ishte president prej vitit 1994, ka fituar në zgjedhje me 79.67 % të votave.

Ndërkohë që Perëndimi akuzon presidentin Llukashenko se po mbetet në pushtet përmes zgjedhjeve të manipuluara, shtypjen e kundërshtarëve dhe heshtjen e mediave të pavarura.

n.e/NOA

KOMENTE