Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Medaljen e Artë të Shqiponjës merr luftëtari Zef Ndoci
English

Medaljen e Artë të Shqiponjës merr luftëtari Zef Ndoci

Ministri Imami: Zef Ndoci ia doli që me mundimin dhe dedikimin e tij të na sjellë jo vetëm mesazhin autentik të një jete plot kuptim, por gjithashtu të ndërtojë një model të rrallë, tek i cili rinia e këtij vendi mund të gjejë përgjigje për shumë pyetje që ajo i shtron vetes

Tiranë, 21 dhjetor 2010 NOA - Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami i dhuroi z. Zef Ndoci, medaljen e artë të Shqiponjës, me motivacion: “Luftëtar i palodhur me merita të veçanta civile në konsolidimin e demokracisë”, akorduar nga Presidenti i Republikës, shkëlqesia e tij, z. Bamir Topi.

Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, nën kujdesin e ministrit Imami, merrnin pjesë krerët më të lartë të këtij dikasteri, deputetë të Parlamentit Shqiptarë, familjarë, miq dhe të afërm të z. Ndoci.

Në fjalën përshëndetëse, Imami e konsideroi veten me fat që ishte mikpritësi i kësaj ceremonie, të cilën e mori përsipër edhe për faktin se ishte vetë ai që e kishte propozuar tek presidenti i Republikës Bamir Topi, këtë dekorim. “Jam me fat që më jepet mundësia për të qenë pjesë e këtij momenti, e një akti nderimi që Shteti Shqiptar i bën një qytetari të shquar të këtij vendi. Gjej rastin të shpreh falenderimet më të mira për Presidentin e Republikës, për vendimin e tij për të dekoruar z. Zef Ndoci me këtë medalje të lartë. Prej disa kohësh në këtë sallë po bëhet traditë që të shprehet mirënjohje për personalitete të shquara të kombit shqiptar, të cilët i kanë shërbyer me devocion Atdheut në frontin e luftës për liri dhe përparim. Vetëm para pak ditësh këtu u nderuan shumë prijës të shquar të Luftës së Vlorës, e sot jemi mbledhur për të nderuar veprën e një burri të shquar të Mirditës trime dhe fisnike”, nënvizoi ministri.

Duke vijuar më tej, ministri i Mbrojtjes kujtoi se ka patur rastin ta njohë personalisht Zef Ndocin, duke bërë në këtë mënyrë një retrospektivë të shkurtër mbi ngjarjet e vitit 1990, periudhë kjo në të cilën është njohur me z. Ndoci. “Unë kam patur rastin ta njoh Zefin në ditët e para të lëvizjes demokratike, të studentëve shqiptarë në Dhjetorin e 1990 dhe që prej atyre ditëve kam pasur mjaft kohë dhe mundësi për të njohur thellë këtë njeri jo krejt të zakonshëm. Unë e jap sot këtë certifikatë me shumë kënaqësi, pasi është i pari i presekutuar nga regjimi, i cili erdhi pranë nesh dhe kërkoi me vendosmëri që të formonte Partinë Demokratike në qytetin e Pukës”.

Në përfundim Imami i uroi z. Zef Ndoci jetëgjatësi dhe shëndet në vitet e jetës së tij duke vlerësuar maksimalisht kontributin e dhënë në të gjitha drejtimet dhe mesazhin autentik që ka përcjell figura e tij ndër vite duke thënë:

“Zef Ndoci ia doli që me mundimin dhe dedikimin e tij të na sjellë jo vetëm mesazhin autentik të një jete plot kuptim, por ai doli gjithashtu të ndërtojë një model të rrallë, tek i cili rinia e këtij vendi mund të gjejë përgjigje për shumë pyetje që ajo i shtron sot vetes. Ajo çka bëjmë ne sot për të është vetëm një akt simbolik mirënjohjeje për një vepër të madhe”, përfundoi ministri Imami.

Ndërkohë Zef Ndoci, falënderoi të gjithë të pranishmit në këtë ceremoni, Presidentin Bamir Topi dhe në veçanti Ministrin e Mbrojtjes, z. Arben Imami për vlerësimin që i kanë bërë në dhënien e kësaj dekorate.

“Nuk mund të rri pa përmendur legjendën Tropojane, Azem Hajdari, i cili në qytetin studenti me studentët dhe pedagogët solli në Shqipëri demokracinë e kërkuar prej vitesh”.

e.r/NOA

Kush është Zef Perpjetri (Ndoci)

U lind më 20 Nëntor 1924 në Spaç të Mirditës. Ka mbaruar shkollën fillore në konviktin Mirdita të Oroshit. Në 1941 përfundoi shkollën amerikane të Golemit në Kavajë. Në janar të 1942 u aktivizua në forcat nacionaliste të komanduara nga major Abaz Kupi. Ka qenë dëshmitar ne Konferencën e Pezës, Konferencën e Mukjes dhe Kongresin Legalist te Zall Herrit. Ka marrë pjesë në luftimet kundër forcave italiane në Mollkuq të Ishmit, në garnizonin e Burrelit, në betejën e Qafë-Shtamës. Ka luftuar kundër forcave gjermane në Krujë, në Urën e Gjolës dhe në shumë luftime të tjera kundër forcave pushtuese fashiste dhe naziste.

Në tetor 1944 kaloi nën komandën e Mark Gjonmarkut dhe vazhdoi luftën e rezistencës antikomuniste. U dënua dy herë pas Luftës së Dyte Botërore nga gjykatat ushtarake dhe kaloi pothuajse gjithë periudhën e regjimit komunist ose në burg, ose në internim. Më 15 Dhjetor 1990 u angazhua në lëvizjen demokratike dhe në Partinë Demokratike të sapokrijuar. Eshtë dekoruar me medaljen “Pishtar i Demokracisë”. Pas këtyre rreshtave që tregojnë biografinë e tij, do të doja të ndalesha në disa gjëra që më kanë bërë përshtypje të veçantë. Më 20 tetor 1944 përmes një letre të Bardhok Bibës, forcat partizane i bëjnë një ofertë për të kaluar në radhët e tyre. Në atë letër, ndër te tjera, shkruhej: “Zef! Alizuam punën tuej dhe përfundimisht del se ti je plotësisht një njeri që nuk je implikue as me forcat nazi-fashiste dhe as me Qeverinë Kuislinge të Tiranës. Ti, si një pjesë e rinisë shqiptare, ke rrok armën kundër okupatorëve.” Kësaj letre Zef Ndoci i përgjigjej: “Të falenderoj për interesimin që tregoni për mue. Kam luftue dhe do të luftoj kundra okupatorit që synon trojet tona për t’i okupue dhe kundra çdo rryme politike që mundohet të punoje në dam të interesave të Atdheut, të Flamurit të Kombit Shqiptar”. Dhe kështu ai vazhdoi rrugën e tij. Për fatin tragjik të Zefit dhe të Shqipërisë lufta nuk pushoi në nëntorin e 1944-s. Më 10 Janar 1945 forcat komuniste të Divizionit të 8 i djegin dy kullat, i konfiskojnë pasurinë dhe i arrestojnë babain, i cili vdes në qelitë e burgut të Shkodrës në verën e 1945-s pa kaluar në asnjë gjyq. Në të njëjtën kohë i internohet e gjithë familja, ndërkohë që vetë së bashku më të vëllain, Nikollën në moshën 15-vjeçare, mbetet në arrati. Më 13 Qershor 1946 i vëllai, Nikolla vritet ne përpjekje me forcat e sigurimit në Prosek të Mirditës. Ndërsa vetë ka një destinim tjetër: të mbijetojë si përmes një mrekullie, sikur të ishte mbartësi i misionit, mbartësi i të njëjtit mesazh si dhe Pader Zef Pellumbi, “Rrno vetëm për me tregue.” Ka pasur fatin, por dhe përgjegjësinë, për të jetuar një jetë të gjatë, krejt të vështirë, një jetë plot dramë, entuziazëm, zhgënjime, plot vuajtje, sakrificë e dhimbje, por dhe plot stoicizëm dhe shpresë. Gjatë një jete të gjatë ka përjetuar shumë, ka humbur shumë, ka fituar shumë. Ka përjetuar pothuajse një shekull dramatik të historisë së Shqipërisë, duke qenë jo thjesht dëshmitar i saj, por edhe një aktor i paepur. Zefi humbi familjen, të atin, vëllain, humbi miqtë e tij, ka marrë shumë plumba në rroba, e disa prej tyre në trup, (që prej 17 Korrikut 1946 një plumb e mban ende në gjoks si pjesë autentike të dëshmisë së tij), por kurrë nuk humbi besimin tek Zoti e tek idealet e tij kombëtare dhe humane. Ka fituar shumë, arriti të kalojë kalvarin e gjatë, mbijetoi bashkë me plumbin e tij legjendar për të parë dhe u bë protagonist i një Shqipërie tjetër, i një Shqipërie të lirë, të cilën e ka ëndërruar dhe për të cilën ka luftuar gjithë jetën. Që prej 1941 i shërbeu Shqipërisë si ushtar. Tashmë kanë kaluar pothuajse 70 vjet nga ajo “ditë e mobilizimit” dhe Zef Ndoci vazhdon karrierën e tij po si ushtar. Ndërkohë shumë të tjerë kanë preferuar ose kanë arritur të bëjnë karrierën e tyre. Por baca Zef mbetet stoik në betimin e tij, për të mos bërë karrierë, në betimin për të mbetur ushtar i Shqipërisë, ushtar i Kombit dhe besnik i Zotit. Në disa rreshta, të shkruar më 1 janar ( ose 1 kallnduer) të vitit 2000, nga mijëra faqet e jashtëzakonshme të dorëshkrimeve të tij ai shkruan:

“Kriteret që duhet të ketë njeriu:

Besimi tek Zoti,

Nderi

Puna

Besa

Bujaria

Trimëria,

Objektiviteti

Sinqeriteti

Korrektësia

10. Mendja bashkë me fatin.

Dihet se asnjë nuk mund t’i ketë të gjitha. I përsosun asht vetëm Zoti... Mos ia humbni nderen Zotit që ju ka krijue!”

KOMENTE