Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Berisha refuzoi zgjidhjen e krizës, se kërkon të vjedhë edhe zgjedhjet vendore
English

Rama: Berisha refuzoi zgjidhjen e krizës, se kërkon të vjedhë edhe zgjedhjet vendore

Tiranë, 20 dhjetor, NOA, Update - “Sot kriza është thelluar. Për të gjitha ata që kanë ndjekur punimet e Komisionit të Ligjeve dhe për të gjithë ata që përmes medias do të njihen me ecurinë e këtyre punimeve është mëse e qartë se Saliu s’ka pranuar as ato, që ka pranuar deri sot duke refuzuar atë çka është e shkruar e zeza mbi të bardhë në rezolutën e Parlamentit Europian. Duke refuzuar atë çka është e shkruar e zeza mbi të bardhë në opinionin e Komisionit Europian”. Kështu e nisi denoncimin e tij pas debateve mes opozitës dhe mazhorancës në Komisionin e Ligjeve ku po shqyrtohej ngritja e Komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit, kryetari i partisë Socialiste Edi Rama gjatë një konference të posaçme për shtyp të mbajtur në orët e mesditës. Rama theksoi se pas rrëzimit të kërkesës së PS-së në komisionin e ligjeve dëshmon se kryeministri Berisha ka refuzuar se nuk do të zgjidhë krizën dhe as të hetojë zgjedhjet e shkuara parlamentare, pasi sikundër deklaroi Rama, Berisha ka një synim të qartë, të vjedhë edhe zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Duke refuzuar atë çka është e shkruar e zeza mbi të bardhë në propozimin e opozitës për t’i hapur rrugë hetimit të zgjedhjeve, duke garantuar transparencën dhe zgjidhur një krizë politikë që sot Saliu ka dëshmuar se nuk do që ta zgjidhë, ka refuzuar të zgjidhë krizën sepse synon të vjedhë prapë zgjedhjet. Ka refuzuar të zgjidhë krizën me po atë kokëfortësi që refuzon opinionin e Komisionit Europian si një platformë për ndryshimin e domosdoshëm të rrugës së qeverisjes së vendit në funksion të integrimit europian”, deklaroi Rama nga selia rozë.

Sipas Ramës sot në komisionin e ligjeve u refuzua gjithçka, madje edhe shumica dhe drejtimi i komisionit nga opozita, por edhe hetimi i materialeve zgjedhore dhe vënia në dispozicion e kutive të këtyre materialeve zgjedhore për transparencë, që dëshmoi sipas tij se kryeministri Berisha i vodhi zgjedhjet, andaj ai ndaloi transparencën nga frika se do të dilnin në diell vjedhjet e votave të 28 qershorit.

Sipas kreut të socialistëve, kryeministri Berisha ka provuar me këtë manovër në komision se i ka vjedhur zgjedhjet dhe se do që t’i vjedhë ato përsëri.

Rama nënvizoi po ashtu se Berisha mes të ardhmes europiane dhe të shkuarës që vazhdon të mbajë peng shqiptarët, Sali Berisha, tha Rama e ka bërë zgjedhjen e tij, ka zgjedhur të shkuarën.

Gjithashtu duke iu referuar tymnajës së të pavërtetave që thuhen për opozitën, shefi i selisë rozë deklaroi se opozita asnjëherë nuk ka dashur rinumërim të fletëve të votimit, duke argumentuar se opozita ka kërkuar vetëm hetim të numërimit, lidhur me materialet zgjedhore, si dhe hapjen e kutive të materialeve zgjedhore konform rezolutës së PE-së, për një kompromis që sipas Ramës i vlen Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe që garanton zgjedhjet e ardhshme.

Në këtë kontekst, Rama tha se deri në seancën e fundit plenare për këtë vit, atë të së enjtes, kanë mbetur ende disa ditë kohë, që sipas tij bashkë me diskutimit e mocionit me debat të kërkuar nga opozita, t’i jepet një mundësi të re Shqipërisë në rrugën e integrimit.

“Ka ende disa ditë, sigurisht kur nuk ka ndryshuar në 20 vjet mbase nuk mund të ndryshojë për disa ditë Saliu, por ne jemi të detyruar të vazhdojmë të kërkojmë rrugën e arsyes për të ardhmen e vendit. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë dhe do të vazhdojmë të këmbëngulin për domosdoshmërinë e transparencës së zgjedhjeve, ndërkohë që Saliu mund të vazhdojë të kërkojë mbylljen e rrugëve të transparencës dhe mosadresimin e atyre problemeve që në fakt që janë burim shqetësimi për BE-në, janë burim problemesh për shqiptarët, por që në fakt janë burim fitimi për oborrin e pushtetit të votave të vjedhura. Këto janë dy kahje, dy rrugë, dy qasje krejt të ndryshme ndaj politikës, ndaj interesave të vendit dhe interesave të njerëzve”, tha Rama.

Ai siguroi se opozita kërkon integrimin e Shqipërisë, duke theksuar se kryeministri Berisha është ai që i ka lënë në baltë ëndrrat e shqiptarëve, pasi ka dështuar qoftë për transparencën e zgjedhjeve, qoftë për mbylljen e kutive, qoftë për mbylljen e derës së BE dhe refuzimin dramatik të Shqipërisë në kërkesën për statusin kandidat dhe çeljen e negociatave dhe akoma më keq, qoftë edhe përreth mungesën dramatike të refuzimit.

Kryetari i opozitës, në fund të deklaratës së tij për mediat tha se baltosja e përditshme e opozitës nuk mund asesi të mbulojë baltën ku zhyten përditë Shqipëria e shqiptarët për fajin e Sali Berishës.

mit/NOA
KOMENTE