English

Rama: Berisha sot refuzoi zgjidhjen e krizës, ka afat deri të enjten

Tiranë, 20 dhjetor, NOA – Menjëherë pas deklaratave të bëra sot nga kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Grupit të PD-së, ka reaguar dhe kryetari i PS-së Edi Rama. Në një konferencë për mediat, Rama u shpreh se mazhoranca ka kohë deri të enjten që t’i jap një zgjidhje krizës politike.

Ai u shpreh se kreu i qeverisë ka dështuar në transparencën e zgjedhjeve, por duhet t’i jap vendit një mundësi për t’u integruar në Bashkimin Europian.

“Sot Saliu ka provuar se i ka vjedhur zgjedhjet dhe se do që t’i vjedh ato përsëri. Ka provuar se përse Shqipëria ka mbetur pas në integrimin në BE dhe ka treguar se kush e fajin. Berisha ka zgjedhur të shkuarën. Sot në komision u refuzua gjithçka, madje edhe shumica dhe drejtimi i komisionit nga opozita, padiskutim edhe hetimi i materialeve”, tha Rama.

Ai u shpreh se opozita nuk do të heq dorë nga kërkesa për transparencën dhe hetimin e zgjedhjeve të vitit të kaluar.

Rama tha se asnjë herë nuk ka kërkuar rinumërim të votave.

a.k/NOA

KOMENTE