Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tadiç zbulon skemën serbe: E kemi pritur një raport si të Martit, tani Kosova do të shihet ndryshe
English

Tadiç zbulon skemën serbe: E kemi pritur një raport si të Martit, tani Kosova do të shihet ndryshe

Beograd, (Serbi) 20 dhjetor, NOA - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç tha sot se, pavarësisht ekzistencës së supozimeve për pafajësi, pas publikimit të raportit të Dik Martit, në të ardhmen në komunitetin ndërkombëtar problemi i Kosovës do të shihet nga një prizëm tjetër.

“Serbia ka pritur me vite para institucioneve ndërkombëtare për një raport të tillë. Kemi apeluar që të gjitha krimet të zbardhen, por këto apele në dekadën e kaluar nuk janë marrë seriozoisht. Tash, është një pamje tjetër dhe për këtë i jem mirënjohës Dik Martit”, u ka thënë Tadiç gazetarëve, gjatë vizitës në bazën e Njësive Speciale Anti-Terroristë në Batajnicë.

Tadiçi ka vlerësuar se populli serb në vitet e kaluara në opinionin ndërkombëtar është paraqitur si fajtori i vetëm për të gjitha ngjarjet në ish RSFJ-në, por se pas raportit të Martit, një qëndrim i tillë “bie në ujë”.

Ai ka kërkuar hetim gjithëpërfshirës dhe të gjerë, që nënkupton konfirmimin e saktë nëse ka pasur krime të tilla në Kosovë dhe konfirmimi se kush është fajtor.

Ai ka shfaqur shpresën hetimi i gjerë i këtij rasti do të ndriçojë dhe procesin e krijimit siç e ka quajtur të “të ashtuquajturit shtetit të Kosovës”.

Duke u përgjigjur në pyetjen nëse pas raporti ka ndryshuar qëndrimin e tij ndaj kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, Tadiç ka thënë se ai përfaqëson interesat publike të Serbisë dhe nuk sillet në publik sipas simpative personale.

“Shumë herë jam takuar me njerëz me të cilët nuk kemi asgjë të përbashkët. Kjo është puna ime. Edhe mjekët shërojnë njerëz me të cilët nuk i lidh sistemi i njëjtë i vlerave”, ka thënë Tadiç.

NOA

KOMENTE