Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosje: Nuk qëndrojmë pas asnjë kandidature në Rahovec
English

Vetëvendosje: Nuk qëndrojmë pas asnjë kandidature në Rahovec

Prishtinë, 21 Dhjetor 2010 NOA - “Lëvizja Vetëvendosje! nuk qëndron prapa asnjë kandidature në zgjedhjet lokale në Rahovec”, - ishte pohimi i bërë sonte nga kjo parti, pas deklarimeve publike për mbështetje në fitore.

Kjo ndodhi të dielën, më 19 dhjetor, pas mbylljes së vendvotimeve për zgjedhjet lokale në Rahovec, kur kandidati i LDK-së për kryetar komune Ibrahim Kryeziu duke ia uruar fitoren Smajl Latifit të AAK-së deklaroi se pas kandidaturës së tij qëndrojnë ndër të tjera edhe Lëvizja VETËVENDOSJE!

“Për hir të informimit të drejtë të opinionin publik, jemi të obliguar të reagojmë ndaj kësaj deklarate të pasaktë. Lëvizja Vetëvendosje! nuk ka garuar për zgjedhjet lokale në Rahovec, sepse ka qenë e preokupuar me pregatitjen për zgjedhjet nacionale”, - tha Sekretariati për Media dhe Komunikim.

Lëvizja Vetëvendosje! Kërkon të sqarojë se nuk është në koalicion politik me asnjë parti politike dhe rrjedhimisht nuk e përkrah asnjë kandidat të asnjë partie, qoftë për zgjedhje lokale apo nacionale.

a.b/NOA

KOMENTE