English

Fishekzjarrët djegin tre anije në Split të Kroacisë

Kroaci, 21 dhjetor, NOA - Tre anije janë djegur në zjarrin që shpërtheu mëngjesin e sotëm në portin e Splitit në Kroaci. Raportohet se zjarri është lokalizuar, por njëra anije është fundosur.

Mediat kroate raportuan se shkaku i zjarrit ka qenë ndezja e një fishekzjarri nga diskoteka që ndodhje afër porti.

Bëhet e ditur se një fishekzjarr ka rënë në det, ndërsa tjetra në njërën nga anijet që u dogj, kurse zjarri pastaj u përhap në barkat tjera.

a.k/NOA

KOMENTE