Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri i Teknologjisë: Facebook, shqiptarët janë të rrezikuar
English

Ministri i Teknologjisë: Facebook, shqiptarët janë të rrezikuar

Tiranë, 21 Dhjetor 2010 NOA – “Shërbimet e reja dhe modelet e reja të biznesit sjellin rrisqe të reja të privatësisë dhe sigurisë, këtu do të përmendja rrjetet shoqërore si Facebook, tashmë pjesë e realitetit shqiptar në vecanti tek të rinjtë. Nga njëra anë ato rrisin përfitimet nga mënyrat e reja të komunikimit, por nga ana tjetër rrisin shqetësimin për privatësinë e përdoruesve të internetit, të cilët vendosin informacion personal online”.

Pohimin e bëri sot, Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Komunikimit Genc Pollo. Ai paralajmëroi se kjo nuk duhet të jetë jashtë vëmendjes së shtetit dhe shtoi: “Parimi kryesor i ligjit mbi mbrojtjen e të dhënave kryesore është që të gjithë që përpunojnë të dhëna personale duhet të marrin masa sigurie të tilla që të mos rrezikojnë këto të dhëna”.

***

Siguria në internet mblodhi sot, në një workshop me temë: “Një internet më i sigurt përmes kooperimit”, të organizuar nga Autoriteti Kombëtar i Certifikimit Elektronik (AKCE) dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), përfaqësues të shoqërisë së informacionit në vend. Në workshop ishte i pranishëm edhe Ministri për Inovacionin dhe TIK Z. Genc Pollo.

Ministri Pollo u shpreh se Qeveria ka rolin kryesor ne krijimin dhe promovimin e kultures per sigurine ne internet dhe mundesimin e nje interneti me te sigurt.

Por ai sugjeroi se sektori privat, furnizuesit me internet, duhet te luajne rolin e tyre, nje rol plotesues nepermjet nenshkrimit te kodeve te sjelljes dhe Memorandumeve te mirekuptimit, si pjese e “vetë—rregullimit” publik-privat, ne përputhje me praktikat me te mira qe ekzistojnë ne hapësirën e BE-se.

Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, Endri Hasa, përfaqësues të AKCE-s, si dhe Komisionerja e Mbrojtjes së të Dhënave Personale Znj. Flora Çabej folën mbi sfidat e sigurisë së dokumentit elektronik, duke përfshirë çështje të rregullimit ligjor, teknik, ndërgjegjësimit të opinionit publik, por dhe të bashkëpunimit mes institucioneve në këtë fushë.

Të ftuar gjithashtu në këtë workshop ishin edhe përfaqësues të Internet Provider-ve në vend dhe operatorë të telefonisë celulare, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në sigurinë online. Ndër të tjera nga këta operatorë u kërkua një bashkëpunim më i ngushtë mes tyre për hartimin e një kodi etike, me qëllim parandalimin e përmbajtjeve online të paligjshme, ose të dëmshme për fëmijët dhe adoleshentët.

Zhvillimi i shoqërisë së informacionit normalisht shoqërohet edhe me rritjen e kriminalitetit në fushën kibernetike dhe për parandalimin e rrezikut të shfaqur nga ky lloj kriminaliteti, krahas përmirësimit dhe plotësimit të legjislacionit në fushën e krimeve kibernetike, një rëndësi të veçantë merr ndërgjegjësimi ndaj rrezikut nga krimi kibernetik.

Çfarë është bërë deri tani

Është hartuar legjislacioni per krimin kibernetik, i adoptuar ne ligjin shqipar (Kodi Penal)

Është ngritur zyra e Komisionerit per Mbrojtjen e te dhenave, që funksionon nga viti 2008

Janë organizuar një sërë nismash per rritjen e ndergjegjesimit per sigurinë në Internet për grupet e ndryshme të interesit si: shkollat, familjet, institucionet financiare, kompanitë e biznesit, shoqatat e konsumatorit, shoqatat e IT etj.

Janë hartuar rregulla per programet televizive te adoptuara nga KKRT dhe pritet adoptimi i këtyre rregullave per mjedisin online.

e.r/NOA

KOMENTE