Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OSBE dhe MASH promovojnë edukimin qytetar në Shqipëri
English

OSBE dhe MASH promovojnë edukimin qytetar në Shqipëri

Tiranë, 21 dhjetor, NOA - Promovimi i qytetarisë aktive nëpër shkolla do të jetë në fokus të seminarit kombëtar që Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, do ta organizojnë të mërkurën, në orën 10.00, në Hotelin "Doro", që ndodhet në rrugën "Muhamet Gjollesha" pranë Institutit të Fiskulturës në Tiranë. Orët e edukimit qytetar i pajisin nxënësit 15-17-vjeçarë me njohuritë e nevojshme rreth institucioneve të vendit, si dhe rreth veprimtarisë, funksioneve dhe ndikimit të tyre në komunitet.

Gjatë këtij aktiviteti, përfaqësues të Ministrisë, ekspertë të zhvillimit të kurrikulës së edukimit qytetar, hartues tekstesh dhe përfaqësues të shoqërisë civile do të diskutojnë rreth mësimdhënies së kësaj lënde në kushtet aktuale si dhe rreth mënyrave për ta përmirësuar atë.

Në çelje të seminarit do të flasin edhe Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, dhe Ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Myqerem Tafaj.

mit/NOA
KOMENTE
  • LINAS09:01 - 20 Mars 2011
    KY PROMOVIM DO T'I SHERBEJE JO VETEM RINISE SHQIPTARE, POR TE GJITHEVE PER TE ZHVILLUAR ME TEJ SHOQERINE PER TE CILEN TE GJITHE KEMI OBLIGIME