Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OSBE dhe Parlamentet e Ballkanit: Parlamenti rol kyç në mbikëqyrjen e qeverisjes dhe integrimin
English

OSBE dhe Parlamentet e Ballkanit: Parlamenti rol kyç në mbikëqyrjen e qeverisjes dhe integrimin

Tiranë, 21 dhjetor, NOA – Ndërkohë që BE është e hapur për integrimin e plotë të rajonit të Ballkanit në komunitetin europian duke i ndihmuar të gjithë këto vende me projekte të posaçme për të kontribuar për një qeverisje sa më të drejtë e evropiane dhe funksionim demokratik të institucioneve, roli mbikëqyrës i parlamenteve dhe marrëdhëniet e tyre me institucionet e pavarura ishin lajtmotiv i një seminari rajonal dyditor të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, misione të tjera të OSBE-së në rajon dhe Kuvendi i Shqipërisë. Pjesëmarrësit nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina shprehën mendimin e përbashkët se parlamentet dhe institucionet e agjencitë e pavarura duhet të bashkëpunojnë më nga afër për të zhvilluar mbikëqyrjen dhe llogaridhënien në qeverisje.

Përfaqësuesit e parlamenteve të rajonit studiuan standarde të ndryshme dhe praktikat më të mira të Evropës Juglindore, si dhe zhvilluan rekomandime, të cilat përqendrohen te raportimi i institucioneve të pavarura në parlament, pavarësia dhe cilësia e procesit të zgjedhjes së kryetarëve të institucioneve të pavarura, si dhe autonomia financiare.

Frank Dalton, shef i Departamentit të Shtetit të së Drejtës dhe të Drejtave të Njeriut në Prezencën e OSBE-së, theksoi se “Përvojat e parlamenteve që kanë një histori më të gjatë bashkëpunimi me institucionet e pavarura dëshmon se parlamentet, që e ndajnë punën e tyre të lidhur me mbikëqyrjen ekzekutive me institucionet e pavarura e ushtrojnë në mënyrë më efikase funksionin e tyre mbikëqyrës”.

Ndërsa, Oficeri i OSBE/ODIHR-it për Qeverisje Demokratike Ruben Diaz-Plaja vërejti se “Niveli i lartë i debatit dhe bashkëveprimi intensiv dëshmojnë se platforma për shkëmbimin rajonal të praktikave më të mira në fushën e fuqizimit të parlamenteve, e siguruar nga OSBE-ja, është mjaft e dobishme, duke bërë me dije se nismat e ardhshme do të bazohen mbi rekomandimet dhe përfundimet e këtij seminari”.

Sipas Marlind Myftiut i cili është Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë, seminare të tilla e ndihmojnë Kuvendin e Shqipërisë për t’i ballafaquar me sukses sfidat në rrugën e reformave dhe integrimit Evropian të vendit.

Ky seminar i cili përfundoi sot pason një varg veprimtarish të ngjashme të organizuara nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri për deputetët dhe administratën e Parlamentit, ku synohet fuqizimi i kapaciteteve të tyre, nxitja e praktikave më të mira legjislative dhe rritja e rolit të parlamentit në procesin e integrimit Evropian.

mit/NOA
KOMENTE