Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pas 20 vitesh në krye të vendit, Kryeministri i Malit të Zi Gjukanoviç jep dorëheqjen
English

Pas 20 vitesh në krye të vendit, Kryeministri i Malit të Zi Gjukanoviç jep dorëheqjen

Podgoricë, 21 dhjetor, NOA – Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, personi më me influencë në politikën malazeze prej 20 vitesh, udhëheqësi, që inicioi ndarjen e Malit të Zi nga Serbia duke shpallur kështu me referendum Pavarësinë e vendit të tij në vitin 2006, dha sot dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e tij si kryeministër duke mbajtur kështu vetëm drejtimin e partisë Demokratike Sociale të Malit të Zi. Këtë vendim shefi i ekzekutivit të Malit të Zi e ka bërë publik sot në mesditë në një konferencë për shtyp, ndërkohë që mësohet se tashmë qeverinë malazeze do ta drejtojë Ligor Lukshiç, që mbante deri sot postin e zëvendëskryeministrit dhe të ministrit të Financave.

Ende nuk janë mësuar arsyet e kësaj lëvizjeje të ish kreut të ekzekutivit malazez.

Milo Gjukanoviç kishte dhënë edhe më parë dorëheqjen në vitin 2006, për tu rikthyer në drejtimin e qeverisë pas dy vitesh në 2008-ën.

Gjukanoviç sot 48 vjeç u zgjodh si kryeministër i malit të Zi kur ishte vetëm 29 vjeç në vitin 1991 deri në vitin 1998, kur ai do të zgjidhej si president i kësaj republike të ish-federatës jugosllave.

Mandej ai do të rizgjidhej në krye të qeverisë së malit të Zi edhe në vitet 2002-2008.

Në fillim krye të herës Gjukanoviç ishte një politikan shumë afër presidentit sllobadan Millosheviç deri në vitin 1996, kur ai u kthye kundër Sllobodanit duke abandonuar përfundimisht politikën e Serbisë dhe duke u vënë në ballë të një ë ideologjie të re, asaj të Pavarësimit të Malit të Zi nga Serbia, një verdikt që do të vihej në jetë me fitoren e plotë në referendumin për pavarësinë në vitin 2006.

Por, ndërkohë që një prej liderëve më jetëgjatë në Ballkan, siç është edhe Milo Gjukanoviç jep doreheqjen per here te dyte ende në një moshë të re, në Shqipëri ndodh e kundërta pasi duket se përveç Fatos Nanos, i cili prej pak vitesh qëndron në hije, asnjë nga udhëheqësit që morën drejtimin e shtetit shqiptar pas rënies së diktaturës ende nuk jep shenja per te lënë karrierën politike në drejtimin e vendit.

mit/NOA
KOMENTE