Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Ivanov nuk e njeh gjuhën shqipe në komunikimin zyrtar
English

Presidenti Ivanov nuk e njeh gjuhën shqipe në komunikimin zyrtar

Shkup, 21 dhjetor, NOA – Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, vazhdon të mos e aplikojë gjuhën shqipe në faqen zyrtare të internetit të Presidencës.

Në faqen e presidencës janë aplikuar vetëm gjuha maqedonase dhe ajo angleze, ndërkohë që nuk jepen sqarime për arsyen pse mungon gjuha shqipe, edhe pas shumë kërkesave nga agjencia e lajmeve INA.

Në kabinetin e presidentit zyrtarisht është evidentuar vetëm një këshilltare shqiptare, Luljeta Qufliu dhe asistenti për çështje informimi, Ejup Berisha.

Presidenti Gjorgje Ivanov ka deklaruar se përfaqëson të gjitha komunitetet dhe se është zgjedhur edhe nga votat e shqiptarëve.

Gjuha shqipe akoma nuk po përdoret në shumicën e faqeve zyrtare të internetit të qeverisë, ministrive dhe institucioneve tjera shtetërore.

NOA-INA

KOMENTE