English

SHBA: Politika shqiptare, të arrijë sa më parë kompromisin për ngërçin

Uashington, 21 dhjetor, NOA – Të dyja palët e politikës në Shqipëri duhet që të arrijnë sa më parë në një kompromis mbi ngërçin politik.

Një fakt të tillë e ka theksuar vetë zv/ndihmës sekretari i Shtetit, Tom Countryman, sipas të cilit duhet gjetur zgjidhja që të mos vihen më në dyshim rezultatet e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk krijojnë asnjë ndasi në qëndrimet e tyre, duke mbështetur Partinë Demokratike apo Partinë Socialiste, por për to ka rëndësi në radhë të parë populli shqiptar dhe se deri tani, është parë shumë pak dialog dhe praktikisht asnjë kompromis midis partive.

Në fund të deklaratës së tij, Countryman ofroi ndihmën e Uashingtonit për të gjetur një kompromis të ngërçit të zgjedhjeve të kaluara.

“Komuniteti ndërkombëtar dhe Shtetet e Bashkuara në veçanti, - tha ai, - janë të gatshme të punojnë me të dyja palët për një paketë të tillë që do të siguronte që në të ardhmen të mos ketë më baza për kundërshtime apo bojkote, si ato që kanë ndodhur kohët e fundit dhe që nuk i kanë shërbyer popullit të Shqipërisë”.

n.e/NOA

KOMENTE