Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Trishtimi i Znj. Shnajder” nesër në AQSHF
English

“Trishtimi i Znj. Shnajder” nesër në AQSHF

Tiranë, 21 dhjetor, NOA – Filmi i Pirro Miklanit “Trishtimi i Znj. Shnajder”, do të shfaqet nesër në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF), në orën 12:00. “Trishtimi i Znj. Shnajder”, është një prej filmave cilësoi të realizuar vitet e fundit ka marrë vlerësim nga kritikët. Regjisor të filmit janë Eno Milkani dhe Piro Milkani, skenarist; Piro Milkani dhe Radek Sofr.

Filmi është realizuar me aktorë çekë dhe shqiptarë. Ne rolet kryesore luajnë; Anna Geislerová (Zonja Snajderová), Nik Xhelilaj (Lekë Seriani), Barbora Stepánová, Tomás Töpfer, Kamil Kollarik, Michele Placido, Paolo Buglioni, Arta Dobroshi, Niko Kanxheri, Pavlina Karpeles, Alena Kubalkova, etj.

Ngjarjet zhvillohen në vitin 1961 kur një grup studentesh të FAMU-së çeku Karel (Ondrej Moravec), sllovaku Artur (Kamil Kollarik) dhe shqiptari Lekë (Nik Xhelilaj) xhirojnë në Ceski Shternberk një film diplome për fabrikën e prodhimit të motorave ESO. Konfrontimi i jetës plot qejfe dhe vëmendja e kineastëve të rinj për fshatin çek, takimi me një kategori të tërë personazhesh (konti, shefi i policisë lokale, përgjegjësja e hotelit, drejtori i fabrikës) përbëjnë një anë të historisë.

Ana tjetër përfaqëson dramën personale të studentit Lekë që vjen nga një vend totalisht i izoluar nga pjesa tjetër e Europës që është në dilemë mes përkatësisë së tij me familjen dhe veçanërisht me nënën e tij dhe magjepsjen pas stilit çek të jetës, shkujdesjes erotike dhe jetën e lirë të “rinisë së artë" çeke.

Pasioni i dashurisë së djalit të ri me një grua të pjekur, e shoqja e shefit të policisë, është gjithashtu një ngjarje më vete.

a.k/NOA

KOMENTE