Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E verbon dashuria në internet dhe shpenzon 600 mijë dollarë
English

E verbon dashuria në internet dhe shpenzon 600 mijë dollarë

Melburn, 22 Dhjetor 2010 - Një grua e divorcuar nga Australia akuzon një burrë se i “hëngri” 600.000 dollarë duke i shitur dashuri në internet. Mesa duket gruaja nuk gjente mbështetje seksuale dhe iu drejtua internetit,ku njohu një burrë dhe në largësi plotësonin nevojat e tyre seksuale!

Gruaja e vè nga Perth i Australisë, u përpoq të gjente dashurinë e saj nëpërmjet internetit,mirëpo humbi 600 mijë dollarë dhe rrezikoi të mbetet në rrugë pasi humbi shtëpinë e saj nga kredia që mori, për një minoritar grek në Amerikë.

Greku minoritar,-kështu ishte prezantuar- i tha zonjës se investonte në një kompani nafte në Nigeri.

Burri e kishte emrin Kristofor dhe filloi ti telefonojë gruas të divorcuar çdo ditë duke i shprehur asaj dashurinë që ndjente, ndërsa njëkohësisht e njoftonte edhe për biznesin e tij të madh (!) në Afrikën Perëndimore.

Pas pak kohësh, Kristofori vendosi të kalojë në fazën e dytë të planit të tij. Pasi e bindi zonjën se mund të fitonte shumë para nëse investonte në një biznes të tillë, ku kishte investuar edhe ky, i kërkoi zonjës t’i dërgojë edhe shumën e parave për të filluar biznesin.

Pas pagesës që bëri, zonja mori me anë të postës disa dokumente, të cilat siç u vërtetua ishin për në “plehrat”,ndërsa brenda një viti, gruaja i dërgoi Kristoforit 600 mijë dollarë.

Pas zbulimit të rastit, Komisioneria e Zyrës së Konsumatorit në Australi iu bëri thirrje të gjitha femrave të divorcuara të jenë shumë të kujdesshme në lidhjet e tyre erotike nëpërmjet internetit.

”Mos u verboni nga dashuria,duhet gjithmonë të mbroni identitetin tuaj dhe të dhënat tuaja personale në përgjithësi”, - tha Komisioneria An Driskol.

NOA/Newsit

KOMENTE