Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto-Çitaku: Kosova dhe Shqipëria gati për hetimin e trafikut të organeve
English

Haxhinasto-Çitaku: Kosova dhe Shqipëria gati për hetimin e trafikut të organeve

Tiranë, 22 dhjetor, NOA – Kryediplomatja e Kosovës në detyrë, Vlora Çitaku deklaroi sot në Tiranë se qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë të hapura për nisjen e hetimeve për trafik organesh, duke nënvizuar se “Askush më shumë se Kosova dhe Shqipëria nuk ka nevojë që ky raport të zbardhet dhe ky raport të shpërbëhet pikërisht aty ku ka mungesën më të madhe, mungesën e fakteve”. Këtë deklaratë ministrja e Punëve të jashtme të Kosovës, Vlora Çitaku e bëri gjatë takimit me ministrin tonë Haxhinasto, me të cilin ndanë mendimin për gatishmërinë e plotë në bashkëpunimin dhe zbardhjen e akuzave për trafik organesh, të artikuluara nga eurodeputeti Dick Marty, i cili në raportin e tij të miratuar në KiE akuzon krerë të UÇK-së dhe kryeministrin Hashim Thaçi se kanë kryer trafik organesh të të burgosurve serbë në fund të konfliktit në Kosovë.

“Ne jemi të hapur për hetime të reja sepse hetime në këtë pikë ka pasur nga mekanizmat ndërkombëtarë, mirëpo ne kërkojmë që ato të bëhen sërish. Kosova nuk mund të jetojë, Shqiptarët në Ballkan nuk mund të jetojnë përjetësisht me këtë barrë mbi supet e tyre. Ne kërkojmë që ky raport të zbardhet dhe Kosovës por edhe Shqipërisë t’i lehtësohet rruga drejt familjes evropiane, aty ku dhe e kanë vendin”, tha zonja Çitaku në një prononcim për mediat.

Ndërkohë edhe ministri i Punëve të jashtme Edmond Haxhinasto nënvizoi se mënyra më e mirë për t’iu vënë një raporti të tillë, që është i pabazuar në fakte dhe thellësisht politik, është pikërisht që ta godasim atë në pikën më të dobët, mungesën e fakteve.

“Prandaj së bashku kemi shprehur gatishmërinë e plotë, kemi përsëritur gatishmërinë e plotë të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, për të vijuar, e theksoj për të vijuar pasi ka pasur një bashkëpunim me të gjithë institucionet ndërkombëtare ligjore që merren me këtë çështje, pra për të vijuar bashkëpunimin me to për të qenë krejtësisht të hapur që të realizohet një proces hetimi i plotë i të gjithë akuzave apo pretendimeve që paraqiten në raport”, tha Haxhinasto.

Por, në fokusin e takimit të dy krerëve të diplomacisë ishin zhvillimi dhe konkretizimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes të përbashkët si dhe zhvillimet e fundit në të dy vendet tona dhe në rajon.

Ministri Haxhinasto theksoi se Shqipëria dhe Kosova konfirmuan vullnetin e përbashkët për të forcuar bashkëpunimin për konsolidimin e demokracisë dhe të institucioneve në Kosovë, për bashkëpunimin ekonomik, për mbështetjen e Kosovës në proceset integruese euroatlantike dhe për integrimin e Kosovës në të gjithë strukturat e tjera rajonale dhe më tej.

Ndërsa nga ana e saj Ministrja e Punëve të jashtme në detyrë e Kosovës, Vlora Çitaku e cilësoi vizitën si të rëndësishme, pasi në sfidat e veta integruese Kosova ka në krah plotësisht Shqipërinë në përpjekjet e përbashkëta për të lobuar që Kosova të ketë sa më parë vendin e saj në organizmat ndërkombëtare.

mit/NOA

KOMENTE