Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Horror në Itali, shqiptari shtypet nga kamioni dhe tërhiqet zvarrë për 100 kilometra
English

Horror në Itali, shqiptari shtypet nga kamioni dhe tërhiqet zvarrë për 100 kilometra

Colleferro (Itali), 22 dhjetor, NOA – Një aksident makabër ka ndodhur dje në Itali. Një 42-vjeçar shqiptar është shtypur nga një kamion i rëndë transporti. Korrespodenti i Agjencisë NAO në Itali raporton se pas goditjes nga kamioni, trupi i shqiptarit ka ngecur mes rrotave dhe mjeti i rëndë transportues e ka tërhequr zvarrë atë për më shumë se 100 kilometra.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Autostradën A1 në Itali, mbrëmjen e djeshme. Ndërkohë që policia nuk ka bërë të ditur emrin e viktimës. Ajo që dihet për identitetin e tij është se ai jetonte në Lazio, në zonë e quajtur Gallicano dhe se furgoni që po drejtonte para aksidentit ishte i ngarkuar me verë.

Drejtuesi i kamionit ka deklaruar se nuk e ka vënë re që ka ka shtypur shqiptarin dhe ka vazhduar rrugën.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se policia ende nuk e ka të qartë dinamikën e aksidentit që ka ndodhur në një prej autostradave më të mëdha të Italisë, “Autostrada del Sole” në rajonin e Lacios.

Shqiptari ka qenë duke drejtuar një furgon dhe gjatë rrugës në këtë autostradë ka bërë një aksident jo të rëndë me një tjetër makinë, afër qytetit të vogël Colleferro.

Pas përplasjes së lehtë shqiptari ka dalë në korsinë e emergjencës për të parë dëmin që kish pësuar makina e tij, por në këtë moment është goditur nga trajleri.

Shoferi i trajnerit nuk e ka vënë re aksidentin dhe ka vazhduar rrugën për rreth 100 kilometra me trupin e shqiptarit që kish mbetur mes rrotave.

Në momentin e ndalimit të kamionit policia ka parë një horror të vërtetë. Turpi i shqiptarit ishte copëtuar dhe është i paidentifikueshëm. Copa të tij janë shpërndarë përgjatë 100 kilometrave që ka përshkruar kamioni.

U pyetur nga policia për këtë ngjarje drejtuesi i kamionit tha se gjatë rrugës kish kujtuar se makina po kalonte mbi skorjet e hedhura për shkak të borës dhe akullit, ndërkohë që tronditja e makinës vinte nga dëmtimi i trupit.

Korrespodenti i Agjencisë NOA në Itali raporton se policia po heton ende për dinamikën e aksidentit dhe se drejtuesi i kamionit është nën hetim.

a.k/NOA.

KOMENTE