Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ikja e Gjukanoviç, e zëvendëson në detyrë Igor Lukshiç
English

Ikja e Gjukanoviç, e zëvendëson në detyrë Igor Lukshiç

Podgoricë, 22 dhjetor, NOA – Pas dorëheqjes së djeshme të kryeministrit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, personi që do ta zëvendësojë atë, të paktën momentalisht në këtë detyrë mendohet të jetë Igor Lukshiç.

Lajmi është bërë me dijeni nga mediat malazeze, sipas të cilave, Partia Demokratike e Socialistëve ka mbështetur propozimin që Lukshiç të jetë i mandatuari i përbërjes së re të qeverisë, pas largimit të Gjukanoviçit.

Personalisht Lukshiç, ka thënë se pret që qeveria e re mund të zgjidhet deri në fund të vitit dhe se do të vazhdojë politikën e qeverisë së Millo Gjukanoviçit.

Ky i fundit ka dhënë dorëheqjen, por ka deklaruar se do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Partisë Demokratike të Socialistëve.
Milo Gjukanoviç është zgjedhur për herë të parë si kryeministër i vendit në vitin 1991 në moshën 29-vjeçare, duke qenë kështu edhe kryeministri më i ri në Evropë në atë kohë.

Në vitin 1998, është zgjedhur president i vendit, ndërkohë që në vitin 2002 dhe në vitin 2008, është rizgjedhur sërish kryeministër.
n.e/NOA

KOMENTE