English

Kapet në zonën e ish-bllokut Alxhi Nallbani, Policia: Falë hetimit rezultoi nipi i Aldo Bares

Tiranë, 22 dhjetor, NOA Update - Arrestohet në kryeqytet nipi i Aldo Bares, Alxhi Nallbani, i cili kërkohej për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Operacioni u finalizua përgjatë orëve të pasdites së sotme nga uniformat blu të hetimit në Tiranë, të cilët falë një operacioni të mirëorganizuar bënë të mundur kapjen dhe më pas arrestimin e shumë të kërkuarit për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike 33 vjeçarit Alxhi Nallbani, i njohur ndryshme me pseudonimin“Xhili”.

Zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini informoi se i shumëkërkuari, u kap në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, pas një ndërhyrje të Sektorit të Forcave Operacionale, me synim arrestimin e tij.

33 vjeçari Alxhi Nallbani akuzohet nga autoritetet e Italiane dhe është i dënuar nga Drejtësia Italiane me 14 vjet burgim, për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike si dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.

Katragjini bëri me dije se gjatë ecurisë së hetimeve, ka rezultuar se Alxhi Nallbani është nipi i kreut të bandës së Lushnjës, Aldo Bare.

Policia e Tiranës sqaroi se ndaj Alxhi Nallbanit aktualisht po kryen veprimet proçeduriale për dërgimin e tij në vendin e vuajtjes së dënimit.

i.t/NOA

LEXONI EKSKLUZIVE NOA, TELEFONATAT MES "XHILIT" E ALDO BARES PER ERION BRACEN

KOMENTE