Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nënshkruhet marrëveshja, mund të ndërrosh kompaninë celulare pa ndryshuar numrin
English

Nënshkruhet marrëveshja, mund të ndërrosh kompaninë celulare pa ndryshuar numrin

Tiranë, 22 Dhjetor, NOA – Të gjithë mbajtësit e numrave celularë së shpejti mund ta ndryshojnë kompaninë celulare nëse dëshirojnë, pa u detyruar t’i ndërrojnë ata.

Një fakt i tillë do të mundësohet falë nënshkrimit të marrëveshjes për portabilitetin e numrit, nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Lajmi është bërë me dijeni nga ministria për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, e cila njofton se gjatë ceremonisë përkatëse ka qenë i pranishëm vetë ministri Genc Pollo.

“Portabiliteti ose bartshmëria e numrit personal të celularit do të thotë që një klient i një operatori celular, (Vodafone, AMC, Eagle) nëse i pëlqen shërbimi i një operatori tjetër, mund të ndërrojë operatorin, duke e ruajtur numrin e tij. Pra, me portabilitetin, numri nuk do të jetë më pronë e një operatori”, - thuhet në njoftimin zyrtar të ministrisë që drejtohet nga Pollo.

n.e/NOA

KOMENTE