Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Opozita pret ngushëllime pasi humbi alibinë për vjedhje votash
English

PD: Opozita pret ngushëllime pasi humbi alibinë për vjedhje votash

Tiranë, 22 dhjetor, NOA – Disa ditë pas hapjes së kutive të votimit në dy zona të Shkodrës ku Partia Demokristiane e Nard Ndokës pretendonte se janë bërë manipulime me votat për PDK-së duke i marrë deri një mandat të saj, akuzë të cilat u hodhën poshtë nga prokuroria pasi nuk u gjetën prova manipulimesh, selia blu i ka cilësuar të pabaza akuzat e opozitës me pretendimin e parregullsive dhe manipulime në Shkodër, por jo vetëm. Deputeti i PD-së, Eduard Halimi duke iu referuar vendimit të prokurorisë së Shkodrës deklaroi se pretendimet e opozitës janë të pabaza dhe se “vendimi i Prokurorisë së Shkodrës pas hetimit dhe hapjes së kutive, është demaskimi më i fortë i pseudo-pretendimeve të Edvin Ramës”.

“Hapja e kutive në Shkodër dhe rikonfirmimi i rezultatit zgjedhor, është përgjigjja më e fortë që shteti ligjor i kthen Edvin Ramës”, tha Halimit duke nënvizuar se shembulli i Shkodrës është ilustrimi më i mirë se zgjedhjet e 2009-ës kanë qenë më të mirat të realizuara në Shqipëri.

Sipas deputeti Halimi ishin pikërisht zgjedhjet që përcaktuan veten si pasaportën e liberalizimit të vizave.

Në këtë kontekst, deputeti demokrat bëri me dije se atyre që kërkuan transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit me pretendimin për shkelje e manipulime nga mazhoranca u mbetet vetëm të ngushëllohen me humbjen.

“Vajtojësit e zgjedhjeve kanë humbur çdo alibi për t’i goditur ato, dhe se pas vendimit të Prokurorisë së Shkodrës, Partia Socialiste pret ngushëllimet”, tha deputeti i PD-së, Eduard Halimi.

mit/NOA
KOMENTE