English

Policia: U kap nipi i Aldo Bares, i shumëkërkuar për trafik droge në Itali

Tiranë, 22 dhjetor, NOA Lajm dhe foto Update – I shumëkërkuari nga policia italiane për trafik droge dhe pjesëmarrje në bandë kriminale, Alxhi Nallbani i arrestuar sot pasdite në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, është nipi i kreut të bandës së Lushnjes, Aldo Bare. Lajmin e arrestimit të të shumëkërkuarit nallbani e bëri publik në një konferencë të posaçme zëdhënësja e Policisë së shtetit Alma Katragjini.

Sipas saj, arrestimi i 33 vjeçarit Alxhi Nallbani u finalizua në një pallat në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Katragjini bëri me dije se Alxhi Nallbani është i dënuar me 14 vite burg në mungesë për trafik droge.

I shumëkërkuari Nallbani i njohur përmes përgjimeve telefokine të autoriteteve italiane me nofkën Xhili kërkohej prej kohësh nga policia italiane.

Pas arrestimit policia e shtetit pritet t’ia kalojë të arrestuarin Nallbani, nip i njërit prej kokave të krimit dhe trafikut të drogës në Shqipëri për procedurat e mëtejshme të burgimit.

i.t/NOA

LEXONI EKSKLUZIVE NOA, TELEFONATAT MES "XHILIT" E ALDO BARES PER ERION BRACEN

KOMENTE