English

Shoferët e taksive kërkojnë të veshin xhaketa anti-plumb

SHBA, 22 dhjetor NOA - Kanë kërkuar të veshin xhaketa anti-plumb dhe kjo kur në ndërrimin e turnit të natës, duhet të shkojnë në zona të rrezikshme.

Bëhet fjalë për shoferët e taksive limuzina në Nju Jork, të cilët hodhën idenë, pasi një nga kolegët e tyre u qëllua në Bronks. Një shofer në timonin e një limuzine vdiq në Bronks, dhe me sa është bërë e ditur një tjetër i dytë është plagosur në lagjen Queen’s.

Kështu, shumë shoferë limuzinash kanë bërë kërkesën e tyre: xhaketa anti-plumb në zonat dhe në kohërat e rrezikshme përgjatë ditës.

r.b/NOA

KOMENTE