Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli me ministren e Shtetit të Indisë: Bashkëpunim mes dy vendeve
English

Topalli me ministren e Shtetit të Indisë: Bashkëpunim mes dy vendeve

Indi, 22 dhjetor, NOA - Gjatë vizitës zyrtare në Indi, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli zhvilloi një takim dhe me ministren Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Preneet Kaur.Ministrja vlerësoi vizitën e Kryetares së Parlamentit shqiptar shumë të rëndësishme për marrëdhëniet midis Indisë dhe Shqipërisë, pasi kjo është vizita e parë e këtij niveli.

“Jemi dy vende që kalojmë kohë sfidash dhe unë mendoj se një vend i vogël apo i madh ka rolin dhe rëndësinë e vet”, tha ajo.

Ministria shprehu bindjen se kjo vizitë do të inkurajojë hapa konkretë në marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve. Ajo vuri në dukje se ekzistojnë mundësi të mira bashkëpunimi me interes reciprok, në fusha të ndryshme.

Duke e njohur Ministren Kaur me progresin e reformave, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u shpreh se falë këtyre reformave, Shqipëria është sot një vend anëtar i NATO-s, një vend i angazhuar në reforma, suksesi i të cilave, solli lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Bashkimin Europian.

“Shqipëria po bën progres edhe në përmbushjen e standardeve për marrjen e Statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian” theksoi Topalli.

“Shqipëria, gjithashtu, është një vend me potenciale të mëdha, veçanërisht në energji, infrastrukturë dhe turizëm -tha zonja Topalli. Këto potenciale duhen zhvilluar dhe ne e duam praninë e investitorëve indianë në Shqipëri”.

Kryetarja e Kuvendit theksoi se Dhomat e Tregtisë së të dy vendeve duhet të bashkëpunojnë dhe për lehtësimin e sipërmarrjes. Dhe në këtë pikë u vu theksi te heqja e vizave për pasaportat diplomatike, pasaportat e shërbimit dhe për përfaqësuesit e biznesit.

Gjatë takimit, Topalli dhe Kaur vlerësuan figurën unike të Nënë Terezës, si simboli i një lidhjeje speciale mes dy vendeve, ku dhe vizita e Kryetares së Kuvendit në Indi, në 100 vjetorin e lindjes së humanistes së madhe shqiptare, merr një domethënie të veçantë.

Ministrja e Shtetit, Preenet Kaur shprehu solidaritet me zonat e përmbytura në Shqipëri dhe ofroi mbështetje me ekspertizë për rehabilitimin e zonave të prekura.

a.k/NOA

KOMENTE