Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli takohet me kryetaren e Parlamentit Indian
English

Topalli takohet me kryetaren e Parlamentit Indian

Indi, 22 dhjetor, NOA – Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është takuar në Indi me homologen e saj Meira Kumar.Gjatë takimit kryetarja e Kuvendit Shqiptar ka paraqitur dhe një ekspozitë me fotografi që pasqyronin vizitën e Nenë Terëzës në Shqipëri. Dy homologet u shprehën të lumtura që mundësuan realizimin e kësaj ekspozite simbolike, në zyrën e Kryetares së Parlamentit të Indisë.

Duke i uruar mirëseardhjen zonjës Topalli, Kryetarja Kumar u shpreh se ndjehet krenare dhe e nderuar që “ne arritëm të realizojmë vizitën e parë tuajën, e para e një Kryetari të Parlamentit të Shqipërisë në këtë vit të veçantë të 100 Vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, humanistes së madhe të njerëzimit”.

Ajo ka vlerësuar dhe marrëdhëniet mes dy vendeve dhe ka theksuar se duhet të ketë një shkëmbim më të madh ekonomik.

“Marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë shumë miqësore. Vizita juaj i jep jetë kësaj miqësie, prandaj dhe shkëmbimi i vizitave midis nesh, duhet të jetë më i shpeshtë. Unë mendoj se popujt tanë ndajnë vlerat e shtetit ligjor, të të drejtave të njeriut dhe të pluralizimit, gjë që e bën edhe më të fortë lidhjën mes nesh. Por, ne kemi një gjë edhe më të fortë që na lidh, Nënë Terezën. Unë jam e lumtur, që mundësuam realizimin e kësaj ekspozite, kushtuar Nënë Tërezës, një grua e thjeshtë, që sundoi zemrat tona dhe bëri për vete të gjithë botën. Nënë Tereza solli me vete vlerat e vendit tuaj, që ju na i kujtoni sot, me vizitën tuaj këtu”, tha Kryetarja e Parlamentit të Indisë.

Kryetarja e Kuvendit, Joxefina Topalli u shpreh se “ndjehet shumë e nderuar, që vizita e saj u mundësua falë miqësisë që, dy homologet ndërtuan gjatë takimeve ndërkombëtare. “Në themel te miqësisë tonë është figura e Nënë Terezes, vepra e të cilës, është unike. Unë e vlerësoj shumë ftesën dhe gjithçka që po e bën vizitën time në Indi, të paharrueshme dhe të frytshme”, tha Topalli.

Gjatë bisedës, Topalli shprehu admirimin e saj për Indinë si një vend që përfaqëson demokracinë më të gjerë në botë, me një sistem votimi elektronik , që çmohet nga vendet demokratike dhe me nje ekonomi të vrullshme.

“Në themel të saj, mendoj se janë përpjekjet titanike të Indisë, falë të cilave, keni realizuar një rritje ekonomike prej 8-9%”.

Biseda u përqendrua në mundësitë për të nxitur lidhje dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar mes Shqipërisë dhe Indisë, që kanë ende shumë potenciale të pashfrytëzuara. Dy kryetaret e parlamenteve theksuan se këto potenciale mund dhe duhen zbuluar në interesin e përbashkët dhe se nënshkrimi i marrëveshjeve që vendosin bazën ligjore për bashkëpunimin ekonomik, është shumë i rëndësishëm.

Kryetarja e Kuvendit i kërkoi homologes indiane të ushtronte ndikimin e saj për realizimin e një vizite të Kryeministrit të Shqipërisë në Indi.

Meira Kumar, duke konsideruar se shkëmbimi i vizitave në nivel kryeministrash, shërben për ngritjen e urave të bashkëpunimit, e siguroi zonjën Topalli se do të jepte kontributin e saj. “Le të bëhemi ne nxitëse të këtij bashkëpunimi të lidershipit tonë.”-theksoi Kryetarja e Parlamentit të Indisë. Ndër të tjera, ajo vlerësoi edhe mbështetjen që, Shqipëria i ka dhënë Indisë në zgjedhjen e saj si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit, në OKB.

Duke falenderuar Topalli për ftesën në Shqipëri, Kryetarja e Parlamentit të Indisë përsëriti se, ishte e emocionuar nga prania e delegacionit shqiptar. “Ju vini nga një vend, që, përderisa ka nxjerrë një figurë si Nënë Tereza, duhet të jetë një vend i shenjtë”. –u shpreh Kryetarja e Parlamentit të Indisë

a.k/NOA

KOMENTE