Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vodhi TV, DVD dhe magnetofonin e një lokali, arrestohet
English

Vodhi TV, DVD dhe magnetofonin e një lokali, arrestohet

Korçë, 22 dhjetor, NOA – Forcat e policisë së Korçës kanë arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar, nën akuzën e vjedhjes.

Siç ato raportojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, i ndaluari është Erjon Bame, banues në qytetin e Korçës, i cili dyshohet se ka vjedhur një televizor, një DVD si edhe një magnetofon në lokalin e 58-vjeçarit me inicialet D.B.

Tashmë ai akuzohet se ka konsumuar veprën penale të “Vjedhjes”, e parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE