English

Arrestohen kambistët, ushtronin aktivitetin para bankave

Korçë, 23 dhjetor, NOA – Dy persona janë arrestuar dje në qytetin e Korçës pasi akuzohen për ushtrim të paligjshëm të këmbimit valutor.

Dy kambistët, Vait Progri, 72 vjeç banues në lagjen Nr. 1 dhe Viktor Dersniku, 58 vjeç banues në lagjen Nr. 7 në Korçë, janë ndalur dje nga Policia e Korçës pasi ishin duke ushtruar aktivitetin e tyre në qendër të qytetit, në afërsi të bankave të ndryshme.

Policia sqaroi se ndalimi u bë pas një vendimi të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka nxjerrë urdhër ndalimin për shkelje të ligjit për Bankat në Republikën e Shqipërisë.

a.k/NOA

KOMENTE