Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet dezertori, 5 muaj burg për largim nga ushtria
English

Arrestohet dezertori, 5 muaj burg për largim nga ushtria

Pogradec, 23 dhjetor, NOA – Policia e Pogradecit ka arrestuar dje një 21-vjeçar që kërkohej për dezertim nga ushtria. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se i riu është Aldo Aliu, banues në lagjen nr, 4 në Pogradec.

Aliu prej disa muajsh ka qenë në kërkim nga policia. Kjo pasi Gjykata Ushtarake e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar atë me pesë muaj burg, në bazë të Kodit Penal për “Dezertimi”.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se policia prej disa ditës ka qenë në ndjekje të Aliut. Disa herë efektivat e policisë kanë shkuar në banesën e tij në Pogradec, por pa mundur që ta gjenin atë.

Pas informacioneve të marra për vendndodhjen e saktë të Aliut, forcat e policisë kanë arritur të arrestojnë brenda pak minutash. Pas arrestimit, Aliu është dërguar për organet e drejtësisë për të vuajtur dënimin.

a.k.NOA

KOMENTE