Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Greva e urisë së PS, me ushqim nga piceri “Era” dhe biftek nga “Rogner”
English

Berisha: Greva e urisë së PS, me ushqim nga piceri “Era” dhe biftek nga “Rogner”

Tiranë, 24 Dhjetor 2010 NOA – Greva e urisë së rreth 22 deputetëve socialistë dhe afro 200 militantëve të Partisë Socialiste ishte e shoqëruar jo me ngujim dhe privim i të ngrënit, por me ushqim nga restorante të njohura të Tiranës.

Këtë akuzë e ngriti kryeministri Sali Berisha në seancën maratonë të Parlamentit, gjysmë ore pas mesnatës duke hyrë e Premtja.

“Autobotet e ujit që vinin te çadrat sigurisht që kontrolloheshin sepse ishte çështje sigurie e kampisti të grevistëve, por ne nuk i kemi ndaluar dhe as kontrolluar biçikletat që vinin me ushqim nga piceri “Era” dhe as biftekët që vinin nga hotel “Rogner” apo edhe çokollatat e deri buqetat me lule që ju vinin”, - iu drejtua kryeministri deputetëve socialistë në sallë, pjesa më e madhe e të cilëve ishin pjesë e grevës trejavore.

Reagimi i kryeministri erdhi menjëherë pas deklaratës së Fatmir Xhafajt i cili i tha Berishës se gjatë kohës së ngujimit socialist pranë Kryeministrisë, analizat e tyre dërgoheshin te mjekët e spitalit për të verifikuar nëse kishin ngrënë dhe akuzoi edhe Berishën se kishte marrë pjesë në të tilla kontrolle.

e.r/NOA

KOMENTE