English

Greqia miraton buxhetin e ri, shkurtime të reja financiare, opozita kundërshton

Athinë, 23 dhjetor, NOA-Është miratuar pak minuta më parë në parlamentin grek buxheti për vitin 2011.

Buxheti u miratua vetëm me votat e mazhorancës socialiste, ndërkohë që Greqia është përfshirë nga vala e protestave dhe grevave nëpër sheshe, të cilat janë organizuar në prag të krishtlindjeve.

Në këtë buxhet përfshihen shkurtime të reja financiare deri në 14,4 miliardë euro. Kryeministri Papandreu është deklaruar i vendosur më shumë se kurrë për të vazhduar me masat e marra në mënyrë që në vitin 2012 ekonomia të jetë rimëkëmbur.

Ndërkaq e pakënaqur duket se është opozita dhe shoqatat e ndryshme të cilat njëra pas tjetrës janë ngritur në protestë si rrjedhojë e këtyre masave të marra.

a.y/NOA
KOMENTE