English

Inter, drejtuesit zikaltër rendin tek Real për të sjellë Kaka në Milano

Milano, 23 dhjetor NOA - Për momentin asgjë nuk është zyrtarizuar dhe mund të themi se është një tratativë që mund të jetë në zhvillim e sipër dhe e realizueshme.

Megjithatë duke u bazuar në ato çka thuhet orët e fundit, dhurata e Massimo Morattit për trajnerin e ri Leonardo mund të jetë pikërisht Rikardo Kaka.

Drejtuesit zikaltër janë duke e studiuar terrenin në klubin e Realit dhe do të përpiqen që ta sjellin talentin brazilian në Milano.

Pjesë e kësaj tratative mund të bëhet një tjetër brazilian dhe flitet pikërisht për Maicon, i cili mund të përfundojë në radhët e Realit të Madridit.

r.b/NOA

KOMENTE