English

Masakrohet me grushte në oborrin e shtëpisë, shtrohet në spital 50-vjeçari

Devoll, 23 dhjetor, NOA – Persona ende të panjohur kanë masakruar me grushte dhe me sende të forta një 50 vjeçar nga fshati Ziçisht i rrethit të Devollit në qarkun e Korçës. Ngjarja ka ndodhur sot në orën 03:30 të mëngjesit dhe personi i dëmtuar është Petraq Miholli.

Por ajo që e bënë më të rëndë ngjarjen është fakti se Miholli është qëlluar në oborrin e tij të shtëpisë. Miholli është gjetur i gjakosur nga familjarët para derës së shtëpisë dhe është dërguar menjëherë në spital.

Ai ka thënë se është sulmuar nga tre persona, të cilët e kanë qëlluar me sende të forta deri sa e kanë lënë pa ndjenja. Miholli aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se policia ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

a.k/NOA

KOMENTE