Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për nesër nga NOA dhe Meteoalb, rritje e ndjeshme temperaturash
English

Parashikimi i motit për nesër nga NOA dhe Meteoalb, rritje e ndjeshme temperaturash

Tiranë, 23 Dhjetor 2010 NOA - Dita e premte parashikohet të nisë me vranesira dhe shira ne te gjithe vendin ku me te përqendruara do te jene ne zonat bregdetare te cilat do te shoqerohen me stuhi te forta ere dhe shkarkesa rrufesh.

Për ditën e nesërme, temperatura më e ulët pritet të shënohet në Korçë, 2 gradë Celsius. Kurse më e larta, në Durrës dhe Sarandë, 17 gradë Celsius.

Në rajon, Prishtina do të ketë temperaturën 4 gradë Celsius kurse në Evropë Oslo do të arrijë deri në -8 gradë Celsius.

Temperatura më e lartë jashtë vendit pritet të shënojë sërish në Athinë, 22 gradë Celsius.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Mesdita do te sjelle shtim te vranesirave dhe shirave si edhe nje renie te lehte te temperaturave ne vend. Ne fakt reshjet e shiut do te jene me intensitet larte ne zonat bregdetare dhe me intensitet mesatar ne pjesen tjeter te territorit.

Pjesa e dyte e dites do te vijoje ne te njejta kushte te vranesirave dhe shirave ne te gjithe territorin por ne oret e vona te mbremjes dhe gjate nates parashikohet qe vranesirat te fuqizohen sidomos ne jug Ku shirat te intesifikohen ne kete zona.

Edhe ne mengjes vranesirat dhe shirat do te dominojne te gjithe vendin.

Temperaturat e ajrit ne vlerat e mengjesit do te pesojne rritje me 2 grade ndersa ne mesdite do te kete renie me 2 grade te temperaturave ne vend.

Era do të fryjë e forte duke arritur shpejtesine 70 km/h me drejtim Jugperëndimor kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete 7 balle.

Europa

Kontinentit Europian do te karkterizohet nga vranesira dhe reshje shiu e dëbore.

Ne rajonin e Mesdheut do te vendoset nje qender ciklonare e cila do te sjelle instabilitet te atmosferes duke bere qe vranesira dhe reshjet e shiut dhe debores te dominojne te gjithe keto zona.

Qendra e kontinentit dhe Alpet do te perfshihen nga vranesirat dhe reshje te dendura debore te shoqeruar me stuhi te forta ere.

Problematike do te vijoje situata ne Italine Veriore pasi reshjet e shiut do te jene me intesitet te larte dhe shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe stuhi te forta ere. Po ashtu me reshje debore dhe shiu do te jene gadishulli i Skandinavisë dhe nje pjese e verilindjes se kontinentit.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Italia Veriore do te alarmoje serish per rrebesh shiu dhe ere te forte;

Rajoni i Mesdheut alarmon reshje shiu dhe shkarkesa rrufesh;

Franca dhe Belgjika alarmon per reshje te dendura debore.

e.r/NOA

KOMENTE